Është gjetur trupi i pajetë i 22-vjeçarit i cili u mbyt duke u larë në det dy ditë më parë në plazhin e Gjirit të Lalëzit.
Policia njofton se rreth orës 08:15, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerren nga deti të trupit të pajetë për të cilin dyshohet se është shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Tiranë.


