• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEL FATURA/ Doni të furnizoheni 24 orë me ujë pa ndërprerje? Çdo familje do paguaj nga 35 mijë lekë/muaj
Home
Sociale

DEL FATURA/ Doni të furnizoheni 24 orë me ujë pa ndërprerje? Çdo familje do paguaj nga 35 mijë lekë/muaj

11 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kryetari i Entit Kombëtar Rregullator të Ujit, Ndriçim Shani, tregon arsyet se përse u mor vendimi për tarifën e re të ujit në kryeqytet. Përmes një analize për të përditshmen Panorama, Shani sqaron se objektivi për të furnizuar me ujë qytetin e Tiranës 24 orë/ditë është një objektiv mjaft ambicioz dhe me rëndësi të veçantë. Kreu i ERRU, thekson se arritja e këtij objektivi kërkon investime fizike mjaft të mëdha në sistemin e furnizimit me ujë, ku rreth 30% e të cilave parashikohet të përballohet nga rritja e çmimit të ujit, dhe rreth 70% do të përballohet nga kreditë dhe/ose donacionet që do të merren për këtë qëllim.

Sipas Ndriçim Shanit, në analizën e ERRU rezultoi se UKT ka qenë racionale në llogaritjen e vlerës së investimeve të nevojshme për tubacionet e furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve të ujërave të ndotura duke përdorur çmimet njësi të pranueshme dhe në përputhje me ato aktuale të tregut. E njëjta gjë, -thekson Shani, vlen edhe për vlerësimin e shtesës së impiantit të Bovillës dhe elementeve të tjerë, si makineri dhe pajisje të ndryshme teknike e logjistike.

Kryetari i Entit Kombëtar Rregullator të Ujit nënvizon se në vlerësimin e tarifave të propozuara nga shoqëria është marrë parasysh edhe çështja e përballueshmërisë për pagesën e faturës së ujit nga ana e konsumatorëve. ERRU ka si referencë përballueshmërie të pagesës së faturës së ujit vlerën prej 5% të të ardhurave mesatare të një familje në Shqipëri, që llogaritet rreth 70,000 lekë/familje, që nënkupton një faturë të ujit e përballueshme deri 3,500 lekë/muaj/familje.

Ndriçim Shani thekson se për Bashkinë e Tiranës, tarifat e propozuara për një familje prej 4 personash rezultojnë në një faturë mujore mesatare prej 1,334 lekë/familje, pra mjaft më e ulët se kufiri i mësipërm dhe se në terma te tjera, rritja e propozuar për konsumatorët familjarë për të pasur ujë pa ndërprerje është vetëm 14 lekë/ditë/familje.

Nga llogaritja që kanë bërë ekspertët e ERRU, është arritur në përfundimin se arritja e objektivit për të furnizuar me ujë 24 orë në ditë, nënkupton për një pjesë të madhe të popullsisë dhe uljen e kostove shtesë që konsumatorët duhet të paguajnë nga përdorimi i pompave individuale për të mbushur depot familjare të tyre.

Ndriçim Shani sqaron se ERRU për konsumatorët privatë dhe ata buxhetorë kanë aprovuar një rritje më të arsyeshme të tarifave duke mos thelluar më tej diferencat mjaft të mëdha që ekzistojnë aktualisht në raportin ndërmjet tyre dhe konsumatorëve të tjerë. Nga ana tjetër, -thotë Kryetari i Entit Kombëtar Rregullator të Ujit, nuk është aprovuar absolutisht rritja e çmimit të ujit për konsumatorët si furrat e bukës dhe ato të shitjes së ujit me shumicë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Karikatura / Sot dy vjet më parë, Messi vendoste rekord… (FOTO)
Previous article Largimi i mundshëm i Contes nga Chelsea, shfaqet emri i Allegrit si zëvendësues

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E SPAK/ Trafikantët e drogës bënë gati televizionin "Do jemi të paprekshëm" Aktualitet

DOSJA E SPAK/ Trafikantët e drogës bënë gati televizionin "Do jemi të paprekshëm"

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT