• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BURRI VRAU GRUAN DHE VETEN/ Flasin fqinjët që çuan policinë në shtëpinë e çiftit: Dëgjuam krisma…
Home
Breaking News

BURRI VRAU GRUAN DHE VETEN/ Flasin fqinjët që çuan policinë në shtëpinë e çiftit: Dëgjuam krisma…

18 August, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë që u zbulua sot. Burrë e grua u gjetën të pajetë në banesën e tyre në lagjen “Ahmet Haxhia” në qytetin e Shkodrës. Fqinjët e çiftit të moshuar u shqetësuan për ta pasi nuk i kishin parë prej tre ditësh. Efektivët e policisë, të sinjalizuar nga fqinjët, shkuan në banesën e çiftit Bandulla, ku i gjetën të vrarë të dy bashkëshortët.

Policia bëri të ditur se dyshohet që 79-vjeçari Fadil Bandulla ka vrarë me automatik bashkëshorten 83-vjeçe Sanijen, e më pas ka vrarë veten. Pranë trupave të pajetë të dy të moshuarve ekspertët e kriminalistikës gjetën edhe një armë automatike, që dyshohet të jetë arma e krimit.

Sipas të dhënave të hetuesve që këqyren vendngjarjen, dyshohet që krimi të ketë ndodhur disa ditë më parë. Grupi hetimor ka pyetur fqinjë të çiftit Bandulla, të cilët kanë thënë se të dielën në mbrëmje kanë dëgjuar krisma por nuk kanë menduar se vinin nga banesa e të moshuarve.

Burimet tregojnë se dy bashkëshortët konfliktoheshin shpesh me njeri tjetri, por arsyeja e vrasjes dhe rrethanat e saj janë ende të paqarta. Dy bashkëshortët e moshuar jetonin vetëm, pasi tre fëmijët e tyre kanë emigruar në Gjermani dhe SHBA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KATËR MAKINA..."/ Zbardhet shifra tronditëse e parave me të cilat u arratis ish-presidenti afgan
Previous article "SHKO NË SHTËPI.../ Talebanët largojnë spikeren nga televizioni: Regjimi ka ndryshuar

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë Aktualitet

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit Aktualitet

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT