• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT NDËR VITE/ Afganët si refugjatë në Shqipëri
Home
Breaking News

SHIFRAT NDËR VITE/ Afganët si refugjatë në Shqipëri

17 August, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prurjet e shtetasve afganë si refugjatë në Shqipëri nuk kanë munguar vitet e fundit, dëshmojnë të dhënat e autoriteteve kufitare shqiptare. Hyrja e tyre në Shqipëri është kryer nga kufiri grek dhe refugjatët afganë kanë synuar ta përdorin Shqipërinë si një pikë tranziti për të kaluar drejt vendeve të tjera europiane.

Të dhënat e Institutit shqiptar të Statistikave dëshmojnë se numri ka ardhur në rritje kohët e fundit. Kjo, pasi Greqia nënshkroi një marrëveshje ripranimi me Afganistanin dy vite më parë dhe jo pak prej familjeve afgane që jetonin në Greqi (rreth 40.000 është numri i përgjthshëm sipas autoriteteve greke) iu drejtuan kufirit shqiptar për të kaluar drejt vendeve të tjera europiane nga frika e rikthimit në Afganistan.

Statistika INSTAT

Sipas Institutit shqiptar të Statistikave në vitin 2019 në territorin shqiptar hynë nga Greqia 541 afganë duke u renditur të katërtit, sipas vendit të origjinës në numrin e personave që hynë në mënyrë të parregullt në Shqipëri.

Edhe në vitet e mëparshme shifrat për shtetasit afganë varionin nga 200-400 persona në vit ndërkohë që numri i azilkërkuesve nga Afganistani ishte shumë më i vogël ( nga 20 deri në 60 vetë cdo vit).

Gjatë vitit 2020 pandemia e koronavirusit uli prurjet e refugjatëve afganë nga Greqia në Shqipëri për shkak të bllokimit të kufijve. Në muajin prill të vitit të shkuar autoritetet kufitare shqiptare trajtuan në një qendër të përkohshme në Gjiroakster për mbi 1 muaj një grup refugjatësh afganë me gra dhe fëmijë që u bllokuan në Shqipëri si pasojë e masave të pandemisë duke afruar për ta krahas akomodimit dhe ushqimit edhe trajtimin shëndetësor dhe vaksinimin e fëmijëve.

Sipas autoriteteve shqiptare të kufirit, afganët njihen për profilin e emigrimit në familje të mëdha nga 5 deri në 13 anëtarë (shumë rrallë shfaqen raste migrimi si individë). Gjatë qëndrimit të tyre në territorin shqiptar gjatë viteve të fundit nuk janë raportuar incidente.

Për autoritetet shqiptare të kufirit, sipas raporteve të organizatave që mbrojnë të drejtat e refugjatëve, ka qenë i vështirë sigurimi i përkthyesve në gjuhën pashtu dhe për një pjesë të tyre proceset e intervistimit janë zhvilluar duke komunikuar në gjuhën greke pasi afganët duke qëndruar prej vitesh në Greqi arrinin të komunikonin në greqisht.(VOA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Trimërimi i “salibanizmit” nga talebanizmi, na ndihmon më shumë
Previous article NGJARJE E RËNDË! Mbytet 23-vjeçari, po lahej në detin e Gjirit të Lalëzit

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT