• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARDHJA E AFGANËVE/ Veliaj: Edhe ne kemi qenë në situatë të ngjashme, të hapim zemrat dhe t’i mirëpresim
Home
Politikë

ARDHJA E AFGANËVE/ Veliaj: Edhe ne kemi qenë në situatë të ngjashme, të hapim zemrat dhe t’i mirëpresim

17 August, 2021 s.autor Politikë

I ftuar me anë të një lidhjeje direkte me rubrikën “Opinon” në “News 24”, kryebashkiaku Erion Veliaj foli për ardhjen e afganëve në Shqipëri.

Ai tha se është në kontakt të vazhdueshëm me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ambasadoren Yuri Kim për t’i ofruar komoditet të plotë afganëve që do të vijnë, pa prishur ciklin normal të jetesës. Ai tha se përkohësisht po vlerësohet që afganët të qëndrojnë në konviktet në Qytet Studenti, ndërsa për studentët që kanë provime të mbartura, do të ketë një godinë të veçantë.

Me nisjen e universiteteve në muajin tetor, sipas Veliajt do të ofrohen të gjitha kapacitetet e nevojshme për ta, pasi dhe hotelet në plazhet e vendit do të kenë më pak turistë dhe afganët mund të strehohen atje.

“Jam në kontakt me ministren Xhaçka dhe ambasadoren Yuri Kim për të ofruar lehtësirat që Bashkia e Tiranës do të ofrojë pa prishur rrjedhën normale të saj. Tirana e ka mundësinë të tregojë bujarinë e vet gjatë gushtit dhe shtatorit. Në tetor, me ardhjen e studentëve lirohen hotelet. Para disa muajsh ishim në Bari, kur kujtuam 30 vjetorin e asaj dite. Ishim ne afganë asokohe. Imagjino që dhe italianët të ishin sjellë asokohe me ne duke na hedhur në det, duke u sjell me histerizma. Ishte kryetari Bashkisë në Bari që tha janë njerëz, me mish e me gjak. Për aq kohë sa më parë afganët ishim ne, na shkon në hije. Do të ishte e pamoralshme që një person si unë ika emigrant, të bëja populistin dhe të themi ç’i duam.

Ajo që po ndodh në Qytet Studenti është dhe kanë provimet e mbartura janë në një godinë, ne kemi liruar 5 godina të tjera për të gjitha nevojat. Fëmijët tanë do të jenë krenar nesër që në një krizë globale ne dhamë ndihmesën tonë. Unë besoj që në finale, njerëzit gjykohen nga veprat, e kur jemi gjakftohtë do kuptojmë se cilët ishin në anën e kundërt të historisë dhe cilët ishin aty për ca ‘like’ më shumë. Ky vend duhet të ketë një trashëgimi morale dhe të gjithë qytetarët të hapin zemrën e tyre. Jemi në koordinim të plotë dhe do të ofrojnë pritje dinjitoze pa prishur ciklin dhe ritmin e qytetit”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET E FUNDIT/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në fshatin Qershizë, flakët...
Previous article E DIPLOMUAR NË ITALI/ Mjekja specialiste i shtohet spitalit rajonal të Elbasanit

s.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT