• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARDHJA E AFGANËVE/ Peleshi: Shqipëria është ngritur në lartësinë e përgjegjësisë që i takon. Do t’i presim…
Home
Politikë

ARDHJA E AFGANËVE/ Peleshi: Shqipëria është ngritur në lartësinë e përgjegjësisë që i takon. Do t’i presim…

17 August, 2021 s.autor Politikë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur sot nga Rinasi dhe për ardhjen e shtetasve afganë në Shqipëri për shkak të situatës së tensionuar në Afganistan me marrjen në kontroll të vendit nga talebanët.

Peleshi tha se Shqipëria është treguar e gatshme dhe është ngritur në lartësinë e përgjegjësisë që i takon për të marrë një kontingjent. Ai tha se ashtu siç merr mbështetje nga aleatët dhe Shqipëria duhet të marrë pjesën e përgjegjësisë në këtë krizë.

Peleshi sqaroi më tej se roli i Ministrisë së Mbrojtjes në këtë operacion ka të bëjë me pritjen dhe transportin e shtetasve afganë në vendet ku do të strehohen, duke theksuar se do të jetë përkohësisht.

“Nuk i kam të gjitha të dhënat që ju kërkoni, por dhe një pjesë që mund t’i kem nuk jam gati për t’i ndarë me ju. Mund t’ju them atë që lidhet me Ministrinë e Mbrojtjes. Ne jemi pjesë e gjithë mobilizimit të Shqipërisë për të përballuar pjesën që i takon në këtë krizë, sepse siç marrim mbështetjen nga partnerët tanë duhet të kuptojmë dhe gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të marrë pjesën e përgjegjësisë që i takon dhe ky është rasti i marrjes së një pjese të shtetasve afganë.
Shqipëria është treguar e gatshme dhe është ngritur në lartësinë e përgjegjësisë që i takon për të marrtë një kontingjent. Ministria e Mbrojtjes ka marrë një rol, që ka të bëjë me pritjen dhe transportin e tyre në vendet ku do të akomodohen për një periudhë të përkohshme”, deklaroi Peleshi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DJEGIA E QËLLIMSHME E "SARAJEVE" TË TOPTANËVE/ Revoltohet Blendi Fevziu: Duan të ndërtojnë pallat aty
Previous article STREHIMI I AFGANËVE/ Yuri Kim: SHBA po punon ngushtë me qeverinë shqiptare

s.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT