• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
STREHIMI I AFGANËVE NË SHQIPËRI/ Komuniteti Mysliman i Shqipërisë: Të gatshëm të ndihmojmë…
Home
Sociale

STREHIMI I AFGANËVE NË SHQIPËRI/ Komuniteti Mysliman i Shqipërisë: Të gatshëm të ndihmojmë…

16 August, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka mirëpritur strehimin e afganëve në vendin tonë. Në një postim në Facebook, KMSH-ja, shkruan se janë të gatshëm që të ndihmojnë në çdo aspekt për strehimin e tyre dhe për menaxhimin e situatës. Ata gjithashtu i kanë bërë thirrje qytetarëve dhe besimtarëve që të tregohen bujarë dhe mikpritës me të gjithë mërgimtarët

Njoftimi i plotë:

Me emrin e Zotit, Mëshiruesit Mëshirëbërësit! Të dashur qytetarë, myslimanët anë e kënd botës, këto ditë, janë në muajin e parë të vitit të ri hixhri. Viti i ri në fenë islame është përkujtimi i emigrimit të Profetit Muhamed (a.s.) dhe myslimanëve nga Meka për në Medinë, si shkak i persekutimit dhe përndjekjes.

Motra dhe vëllezër, ditët e fundit u njohëm me lajmin se vendi ynë, Shqipëria, do të strehojë qindra mërgimtarë nga Afganistani, të cilët ikin nga përndjekja e regjimit të ri që po vjen në vendin e tyre. Si besimtarë dhe si shqiptarë ne na takon t’i mirëpresim dhe të tregohemi bujarë me ta.

Mysafiri është amanet i Zotit për mikpritësin. Institucionet e vendit dhe aleatët e vendit tonë kanë marrë të gjitha masat e duhura që kjo situatë të menaxhohet më së miri. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është i gatshëm të japë ndihmesën e tij, në qoftë se nevojitet, për çdo rast. Gjithashtu, ne i bëjmë thirrje besimtarëve të tregohen bujarë, të paqtë dhe mikpritës me mërgimtarët për hir të Allahut. I lutemi Zotit të gjithësisë që konfliktet dhe luftërat të marrin fund në çdo vend të botës!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDIHEM SKLLAVE, S'DO VENDOS MË BUZEKUQ..."/ Letra e 24 vjeçares afgane që po bën xhiron e botës
Previous article Kushdo, kurdo, #kudomeVodafone

F.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT