• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA NË AFGANISTAN/ Sekretari i Përgjithshëm i OKB: Bota të bashkohet ndaj kërcënimit taleban
Home
Nderkombetare

SITUATA NË AFGANISTAN/ Sekretari i Përgjithshëm i OKB: Bota të bashkohet ndaj kërcënimit taleban

16 August, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje botës të punojë së bashku për të “shtypur kërcënimin global terrorist në Afganistan”.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për t’u siguruar që Afganistani të mos përdoret më kurrë si një strehë e sigurt për organizatat terroriste”, tha Guterres në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për situatën në Afganistan.

Guterres i kërkoi Këshillit që të përdorë “të gjitha mjetet” për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut në Afganistan.

“Ne po pranojmë raporte trishtuese për kufizime të rënda mbi të drejtat e njeriut në të gjithë Afganistanin. Unë jam veçanërisht i shqetësuar me rritjen e shkeljes së të drejtave të njeriut kundër grave dhe vajzave në Afganistan”, tha Guterres në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh.

Talibanët kanë pretenduar fitore më 15 gusht, pasi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit, Kabulit, pas gati 20 vjetëve të dhënies fund të prezencës ushtarake të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Qeveria ka rënë dhe presidenti Ashraf Ghani ka ikur nga shteti.

Në vitet 1996-2001 kur Afganistani sundohej nga talibanët, gratë nuk lejohej të punonin, vajzat nuk lejoheshin të ndiqnin shkollën. Gratë duhej të mbulonin fytyrat dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull nëse donin të dilnin nga shtëpitë e tyre./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEMPERATURAT DO ARRIJNË DERI NË.../ Njihuni me parashikimin e motit për sot
Previous article SITUATA NË AFGANISTAN/ Fjalimi i Biden: E këshillova Ghanin të negociojë por nuk...

F.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT