• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DROGUAR NË TIMON/ Qytetarët të alarmuar telefonojnë policinë, efektivët i fikin makinën
Home
Aktualitet
Kronikë

I DROGUAR NË TIMON/ Qytetarët të alarmuar telefonojnë policinë, efektivët i fikin makinën

16 August, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Vazhdojnë kontrollet e shtuara të Policisë Rrugore, për të kapur shoferët në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë fundjavës, janë arrestuar në flagrancë 43 drejtues mjetesh, nga të cilët 17 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 26 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Gjithashtu, shoferët vazhdojnë të mos ndërgjegjësohen për shpejtësinë.

Në këtë kuadër janë pezulluar 186 leje drejtimi, nga të cilat 125 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 55 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 4981 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Nga ana tjetër, falë telefonatave të qytetarëve janë parandaluar edhe tre ngjarje që mund të kishin pasoja për jetën. Në një prej tyre, drejtuesi i mjetit ishte i droguar në timon.

Pjesë nga njoftimi i policisë:

Telefonata 1: Një motomjet në unazën e madhe pa kaskë mbrojtëse, kryen parakalime të rrezikshme mes automjeteve dhe shkakton zhurmë të madhe në rrugë.  Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë bërë të mundur bllokimin e motomjetit  ku ka rezultuar se shtetasi I.B, drejtonte motomjetin në gjendje të dehur në masën 2.55 mg/l, i cili u arrestua në flagrancë.  Njëkohësisht u ndëshkua administrativisht me 25.000 lekë të rinj dhe zbritje 3 pikë nga Leja e Drejtimit.

Telefonata 2: Një shtetas që drejtonte një automjet tip Suzuki, tek semafori i Komunës së Parisit  po kryente veprime agresive në timon duke tentuar të dëmtonte veten. Policia Rrugore e Tiranës me ndihmën e qytetarëve ka ndërhyrë menjëherë edhe pse drejtuesi i mjetit kryente veprime agresive, e ka neutralizuar dhe hequr çelësin nga kuadri. Drejtuesi i mjetit shtetasi E.A,  është shoqëruar në spital dhe pas kryerjes së testit të drogës ka rezultuar se drejtonte automjetin nën efektin e përzierjes së drogave të forta. Policia Rrugore e Tiranës ka referuar materialet proçeduriale per drejtim mjeti në mënyrë të parregullt si dhe i ka pezulluar 1 vit lejen e drejtimit, i ka zbritur 8 pikë nga leja e drejtimit dhe si dhe është ndëshkuar me masë administrative me vlerë 10.000 lekë të rinj.

Telefonata 3: Një automjet tip Benz qarkullonte me shpejtësi dhe kryente manovra të rrezikshme në aksin rrugor Lezhë -Milot. Patrulla e Policisë Rrugore e Lezhës ka bërë të mundur bllokimin e  automjetit dhe pas kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtuesi i automjetit shtetasi Z.G, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.13 mg/l.  Policia Rrugore i ka pezulluar Lejen e Drejtimit për 18 muaj, i ka zbritur 8 pikë nga leja e drejtimit si dhe e ka ndëshkuar me masë administrative 32.000 lekë të rinj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID NË SHQIPERI/ Cilat janë 6 bashkitë me përhapjen më të lartë
Previous article AFGANËT/ Rama për “The Guardian”: Shkatërrohem kur shoh njerëz të braktisur. E dimë si është te jetosh në diktaturë...

F.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT