• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA AKSION NË TIRANË/ Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 14 persona në pranga
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA AKSION NË TIRANË/ Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 14 persona në pranga

16 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në kuadër të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në Tiranë janë vënë në pranga 14 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se të arrestuarit akuzohen për shitje të lëndëve narkotike, për dhunë në familje, vjedhje dhe për drejtim automjeti pa patentë.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë), si dhe u referuan materialet për shtetasin E. B., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis;

Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 45 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkelur urdhërin e mbrotjes, dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ekzekutimi i urdherit të prokurorit për shtetasin në kërkim G. B., 60 vjeç, ( i kapur nga Seksioni i kërkimit) pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 1 vit burg për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ndalimi i shtetasi E. I., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” pasi me datë 12.08.2021, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur shtetasin L. K., 24 vjeç dhe i ka marrë me forcë celularin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

J.H., 27 vjeç, D. N., 38 vjeç dhe B. H., 19 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi;

H.K., 54 vjeç, E. Gj., 30 vjeç, B. A., 40 vjeç, R. M., 26 vjeç, M. H., 40 vjeç dhe I. B., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SERBIA OFRON DOZËN E TRETË TË VAKSINËS/ Në pritje të një vale të re COVID-19.
Previous article "NUK DO MUNDEM..."/ Fifit nuk i ndalen vuajtjet për ish-të dashurin, bën veprimin e papritur (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT