Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se një makinë tip “Minikuper” ka përplasur një këmbësore në terminalin e autobusëve në Korçë.
E plagosura sipas dëshmive, një vajzë është transportuar me urgjencë në spital. Nuk dihet gjendja e saj, teksa mësohet se e plagosura ishte e pavetëdijshme.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, teksa ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.


