• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PANDEMIA DREJT FUNDIT? Europa ka ngritur një “mur” ndaj virusit, tani vëmendja tek ilaçet
Home
Nderkombetare

PANDEMIA DREJT FUNDIT? Europa ka ngritur një “mur” ndaj virusit, tani vëmendja tek ilaçet

16 August, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

“Europa rezultoi një bllokadë për variantin Delta të koronavirusit, pandemia po përfundon dhe tashmë duhet të fokusohemi tek medikamentet”. “Les Echos”, revista më e vjetër ekonomike franceze, sjell nëpërmjet ekspertëve të OBSH-së, një ndër parashikimet më optimiste të dy viteve të fundit.

Ky është një vështrim analitik mbi situatën në Evropë që prej mesit të stinës së verës dhe ato se çfarë janë vënë re nga ekspertë në OBSH mund të përbëjnë mbase të dhënat më shpresëdhënëse të pandemise. Epidemiologu Michel Kazatchkine thotë se koronavirusi po shfaq disa të dhëna mjaft interesante dhe pozitive në të njëjtën kohë. Ai thotë se virusi po dikton ende të gjithë lojën në botë, ama disa aspekte janë mjaft interesante, sidomos ato që janë publikuar pas mesit të muajit korrik.

Në disa vende, infektimet shpërthyen mes qershorit dhe korrikut, duke sjellë valët e treta, të katërta apo edhe të pesta, në varësi të shtetit, por tani infektimet duket se janë në stanjacion, madje edhe në regres, thotë Kazatchkine.

Rasti më domethënës është Britania, e cila nga fundi i pranverës, deri në mesin e korrikut, përjetoi shifra shqetësuese, të cilat tani janë ndërprerë. Irlanda, Danimarka dhe Belgjika tashmë janë stabilizuar, ndërsa në fundin e korrikut infeksionet u ulën papritur në Portugali, Holandë dhe Spanjë. Virusi vërtetë po përparon, por me ritme më të ngadalta në shtete si Norvegjia, Austria, Suedia, Greqia, Gjermania, Zvicra, Italia dhe Franca, thotë Michel Kazatchkine.

Përtej rasteve specifike që çdo shtet paraqet, lind pyetja se çfarë ndodhi në Europë? Eksperti thotë se Delta goditi një lloj muri në Kontinentin e Vjetër. Këtu mund të analizohen disa faktorë. Vaksinat sigurisht që kanë luajtur një rol të rëndësishëm, madje kjo është hipoteza më e arsyeshme, por krahas kësaj, nuk mund të përjashtohet edhe shterimi spontan i virusit, gjë që ndodh shpesh dhe njihet shkencërisht si një cikël në epidemi të ndryshme, sipas ekspertit.

Çfarë bën më shumë çudi është fakti se shtete me ritëm shumë të ulët të vaksinimit nuk kaluan valë të tjera, çka na çon të mendojmë, sipas tij, se fundi i pandemisë nuk do të vijë vetëm nëpërmjet fushatave të vaksinimit.

Tani, sipas Kazatchkine, duhet t’i jepet vëmendje e shtuar edhe kurimit. Kjo do të sillte një qasje proaktive në luftën që bota po zhvillon me virusin. Një program ndihme ndaj njerëzve duke llogaritur vaksinimin, ciklin natyral të virusit që mund të jetë në shterim dhe trajtimin me ilaçe. Për këtë të fundit, eksperti i OBSH-së gjykon se antitrupat monoklonal që pritet së shpejti të miratohen si medikament ndaj Covid-19, mund të jenë pikë kthese në luftën ndaj pandemisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK JAM ME ILIRIN"/ Befason Gilberta: S’do rrimë mbyllur, jam e lirë dhe po shijoj...
Previous article SITUATA NË AFGANISTAN/ Mblidhet sot Këshilli i Sigurimit i OKB-së

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT