• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AMERIKANËT DESHËN TË SHPËTOJNË EVËN/ Si ranë në gjurmët e vajzës, por thanë se Dumani ishte kërcënuar
Home
Aktualitet
Kronikë

AMERIKANËT DESHËN TË SHPËTOJNË EVËN/ Si ranë në gjurmët e vajzës, por thanë se Dumani ishte kërcënuar

15 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Krahas përpjekjeve të autoriteteve shqiptare për të gjetur në kampin Al Hol në Siri e për ta kthyer në Shqipëri Eva Dumanin, Tetorin e shkuar, ka patur edhe një përpjekje nga një organizatë amerikane.

Top Channel ka mësuar se “Qendra Ndërkombëtare për Studimet e Ekstremizmit të Dhunshëm” (ICSVE) në Washington fillim vitin e 2021 ka punuar për të riatdhesuar 16 vjeçaren shqiptare.

Kjo iu konfirmua Top Channel nga një zëdhënës i kësaj organizate.

Sikurse edhe kur Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme bashkë me Drejtorin e Antiterrorit shqiptarë Gledis Nano dhe kolegut të tij Indrit Doda, tentuan ta gjenin Evën në Al Hol, edhe kjo organizatë amerikane u ndesh me të njëjtin problem.

Eva Dumani preferoi të fshihej duke humbur një rast të dytë riatdhesimi kësaj here prej amerikanëve.

“Qendrës Ndërkombëtare për Studimet e Ekstremizmit të Dhunshëm” e cila e ka të shtrirë punën e saj në Siri, një grua në Al Hol i tha:

“Eva është kërcënuar nga një ndjekëse fanatike e ideologjisë së ISIS brenda në kamp. Asaj i është thënë se do të vritet përpara se ta shpëtojnë nëse pranon të riatdhesohet”.

Javën e shkuar Top Channel publikoi bisedën me një grua të nacionaliteti të huaj në Al Hol e cila solli një pistë të re për Eva Dumanin.

Sipas saj, Evën mund ta kenë nxjerrë nga kampi Al Hol dhe se vendodhja e saj e re mund të jetë në qytetin Idlib.

Autoritetet ligjzbatuese shqiptare kanë mundur të mësojnë se çfarë Eva i ka thënë në takimin e fundit vëllait Endrit, pak përpara se ai të nxirrej nga kampi. Ajo është shprehur se do të vijonte së  qëndruari në Siri për të përmbushur amanetin e babait Shkëlzen Dumanit, i cili mbeti i vrarë duke luftuar nën flamurin e Khalifatit Islamik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KAPI ME TË DASHURËN/ Burri ekzekuton drejtoreshën 2 javë para garës së Formula 1...
Previous article ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: Po punohet për shuarjen e 10 vatrave, ja zonat më problematike

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT