• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONTROLLE SHTESË NË BYBASS-IN E FIERIT/ Policia paralajmëron drejtuesit: Patrulla ka nga Rruga e Kombit deri në Sarandë (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

KONTROLLE SHTESË NË BYBASS-IN E FIERIT/ Policia paralajmëron drejtuesit: Patrulla ka nga Rruga e Kombit deri në Sarandë (VIDEO)

15 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Fundjava ka sjellë një fluks të shtuar drejt detit sidomos në Bypassin e Fierit. Policia ka shtuar kontrollet në këtë aks i cili është kthyer në problematik për shkak se dhjetëra drejtues shkelin limitin e shpejtësisë.

U konstatua se kishte automjete të cilat vozisnin me shpejtësi nga 144 km/h deri në 186 km/h.

Për këtë arsye Policia ka gjobitur drejtuesit që kanë shkelur rregullat teksa paralajmëron të gjithë shoferët se në Shqipëri tashmë ka patrulla nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e Korçë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier/Masa të shtuara gjatë fundjavës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Fierit, nisur edhe nga fluksi shumë i madh i automjeteve që lëvizin në drejtim të zonave bregdetare dhe anasjelltas, ka intensifikuar kontrollet përgjatë fundjavës duke monitoruar qarkullimin e automjeteve 🚔 me radarë📸, patrulla të lëvizshme, dronë e dragera me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Përgjatë 48 orëve të fundit, gjatë monitorimit me radar, kryesisht në Bypass-in e Fierit dhe aksin Lushnjë-Fier, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh dhe ndëshkuar me masë administrative nga 20.000 deri në 40.000 lekë të rinj dhe me pezullim të lejes së drejtimit nga 2 muaj deri në 12 muaj, pasi qarkullonin me shpejtësi nga 144 km/h deri në 186 km/h.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative nga 3.000 deri në 6.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues, 79 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi deri në 140 km/h, ku limiti i lejuar është 110 km/h.

Po gjatë 48 orëve të fundit si rezultat i monitorimit të qarkullimit duke përdorur dragera, dhe falë telefonatave të qytetarëve janë vënë në pranga 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur të cilët kryenin manovra të rrezikshme në rrugë dhe 2 për drejtim mjeti pa patentë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit në masë që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.49 mg/l,  13 drejtues mjetesh.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve:

Mos fluturoni 🛫 në rrugë 🛣️për të arritur sa më parë detin, se në rastin më të mirë do arrini radarin 📸dhe policin rrugor👮♂️ dhe në rastin më të keq aksidentin!🚑

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion🏠 të sigurt dhe me patentë në xhep.

Në çdo aks rrugor, nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e Korçë ka patrulla të Policisë Rrugore me 📸🚔📹📟.

#❌Shpejtësisë🛫🚘🛣️ ❌Alkoolit🍺Në🚘

#Radari 📸Drageri📟DhePolici👮🚔TëShpëtojnëJetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Fermeri sheh një detaj rrëqethës teksa po fotografonte një viç të porsalindur (VIDEO)
Previous article TALEBANËT MORËN KABULIN/ Presidenti i Afganistanit braktis vendin, largohet për në Taxhikistan

Delo.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT