Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi ka vënë flakë në një sipërfaqe me të mbjellë me ullinj, zjarr i cili më pas ka dalë nga kontrolli.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë Rrahman Dedaj. Dedaj banues në Dushk, Lushnjë, pasi duke djegur me zjarr disa ferra, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe me ullinj në vendin e quajtur “Kodrat e Kalipasë”.
Po nga këto struktura, u procedua penalisht në gjendje të lirë një shtetas 15-vjeçar nga Dushku, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë duke djegur disa mbeturina ku zjarri ka rrezikuar që të përhapej në pronat e fshatit Golem.


