• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TAKIM BREZASH” NË KALANË E KANINËS NË VLORË/ Historia e traditë, festa e Kaninës për të shtatin vit radhazi
Home
Sociale

“TAKIM BREZASH” NË KALANË E KANINËS NË VLORË/ Historia e traditë, festa e Kaninës për të shtatin vit radhazi

14 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Ritmet e muzikës popullore, këngët polifonike, vallet e gatimet tradicionale bënë bashkë banorë të fshatit, vizitorë e dashamirës të artit në një mbrëmje festive në Kalanë e Kaninës, në Vlorë.

E njohur për bukurinë e saj Kanina, fshati që qëndron si ballkon me një pamje të mrekullueshme mbi Vlorë solli në vitin e shtatë të saj festën tradicionale “Takim Brezash” për vitin 2021.

“Jam nga Vlora, kam ardhur se kam gjyshen nga Kanina. Skam ardhur cdo vit por është vërtet shumë bukur”- tha një qytetar.

“Jam nga Prishtina, është hera e tretë që vij në këtë fest, është kënaëësi e vecantë që vij këtu mes banorëve të Kaninës dhe Vlorës. Është kënaqësi e vecantë të jesh në këtë manifestim . Do të jem edhe vitet e zjera shpresoj së bashku me familjen.”- u shpreh një qytetar.

Iniciuar nga shoqata Kanina, për kryeplakun e fshatit Astrit Alilaj ky koncert tradicional është një mundësi që të rinjtë të mos harrojnë historinë qindravjeçare të një prej zonave më të lavdishme të Vlorës,

“Tashmë kjo festë është një traditë, e nisur 6 vite më parë nga Shoqata Kanina dhe nga djemtë e biznesmenë të kaninës , që kjo festë të vijojë edhe te të rinjtë për të mos harruar historinë. Këtu vijnë nga të gjithë bota, sepse është një festë jo vetëm e bukur dhe tradicionale tashmë, një takim brezash që të mos humbim njëri-tjetrin të rinjtë tanë .- tha Astrit Alilaj kryeplaku i fshatit.

Një përpjekje positive që u jep mundësi brezave të takohen me historinë e traditës dhe origjinën e tyre e ka quajtur këtë festë djali i Kaninës, doktor Skënder Brataj.

‘Është kënaqësi të ndjekësh traditën dhe origjinën e brezave , traditë dhe historinë e kësaj kështjelle , të trevave shqptare që të gjitha kanë historinë e tyre, lum kush i ruan dhe i “zgjon nga gjumi”, që këto mure të mos heshtin.’- tha Skënder Brataj.

Vetëm tre kilometra larg qytetit bregedetar të Vlorës, fshati i Kaninës organizon çdo verë festën tradicionale të muzikës dhe zërave të polifonisë ndërsa prej vitesh është një resurs që tërheq vizitorë vendas e të huaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK DI TË NDALET/ Talenti Haaland realizon dy asiste dhe një gol në 11 minuta (VIDEO)
Previous article NUK NDALEN TALEBANËT/ Marrin dhe qytetin e katërt më të madh në Afganistan, kontrollojnë 20 krahina

Delo.autor

Postime të ngjashme

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT