• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JEMI NË LUFTË”/ Nga Australia në Kanada, shtetet marrin masa ndaj variantit Delta
Home
Nderkombetare

“JEMI NË LUFTË”/ Nga Australia në Kanada, shtetet marrin masa ndaj variantit Delta

14 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Autoritetet në shtetin Nju Sauth Uejls të Australisë deklaruan papritur të shtunën masa izolimi për shtatë ditë duke filluar të njëjtën ditë në darkë. Shkollat do të mbyllen për të paktën një javë.

“Jemi faktikisht në luftë. Varianti delta është skëterrë,” tha kryeministrja e këtij shteti.

E shtuna ishte dita më e rëndë e pandemisë në këtë shtet me 466 raste të reja dhe katër të vdekur.

Ndërkaq Rusia njoftoi të premten për një rekord të ri viktimash, pasi brenda 24 orësh humbën jetën 815 pacientë me COVID.

Zyrtarët po ashtu njoftuan për 22,277 raste të reja të premten, një shifër që reflekton rënie të infektimeve të përditshme krahasuar me ditët më të rënda në korrik.

Kanadaja ndërkaq ka njoftuar se po u kërkon të gjithë udhëtarëve që lëvizin brenda vendit nga një provincë në tjetrën me tren, anije apo avion të tregojnë dëshmi vaksinimi. Po ashtu, të gjithë punonjësve të sektorit federal do t’u kërkohet të vaksinohen.

Kanadaja po zhvillon një pasaportë dixhitale për të vaksinuarit, e cila mund të përdoret për udhëtime ndërkombëtare.

Në Shtetet e Bashkuara, një komision këshillimor për Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve votoi të premten njëzëri pro rekomandimit për një dozë të tretë vaksine për personat me sistem të kompromentuar imunitar.

Deklarata e komisionit pason vendimin e Agjencisë për Ushqimet e Ilaçet të enjten për të autorizuar një dozë të tretë me vaksinën Pfizer ose Moderna për 2.7 milionë amerikanë me probleme të sistemit imunitar.

/VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA NË GREQI/ Zjarr edhe në ishullin e Korfuzit, shfaqet një vatër zjarri në zonë pyjore
Previous article COVID-19 NË GREQI/ 3270 raste të reja në 24 orët e fundit, rritet ndjeshëm numri i viktimave

Delo.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT