• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË AFGANISTAN NUK KA SHQIPTARË CIVIL DHE USHTARAKË/ Strehimi i refugjatëve afganë, Shqipëria ka rënë dakord parimisht me SHBA
Home
Sociale

NË AFGANISTAN NUK KA SHQIPTARË CIVIL DHE USHTARAKË/ Strehimi i refugjatëve afganë, Shqipëria ka rënë dakord parimisht me SHBA

14 August, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Pas publikimi të lajmit nga Agjencia e lajmeve Reuters se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar bisedime të fshehta me shumë vende, për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan, burime diplomatike për Report Tv sqarojnë se atje nuk ka prezencë as civile dhe as ushtarake shqiptare.

37 ushtarakët e fundit shqiptarë që ishin në Afganistan, janë larguar në muajin qershor përmes aeroportit të Kabulit ku ishin nën komandën turke.

Më herët Shqipëria ka pasur një kontigjent në qytetin Herat të Afganistanit, nën komandën italiane, qytet që sot është pushtuar nga talebanët. Aktualisht Shqipëria nuk ka asnjë ushtarak apo civil në territorin e Afganistanit.

Po ashtu të njëjta burime bëjmë me dije se SHBA u ka kërkuar disa shteteve për të strehuar një pjesë të refugjatëve të Afganistan, që janë civilë, përkthyes dhe punonjës të administratës së ushtrisë amerikane.

Këta punonjës për talebanët mund të konsiderohen si armiq dhe ata rrezikojnë jetën duke qëndruar në Afganistan.

Shqipëria ka dhënë një dakordësi në parim, por gjithçka është në fazë diskutimi, ende nuk ka një vendim dhe nuk është folur as për shifra të refugjatëve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë një testim dhe bisedë me disa shtete për mundësinë e strehimit të civilëve afganë, dhe kapacitetet pritëse të tyre.

Shqipëria ka dhënë disponibilitetin e saj duke qenë edhe vend anëtar i NATOS. Bëhet fjalë për një prezence të përkohshme e këtyre refugjatëve në vendin tonë. Më herët ishte Kanadaja që konfirmoi pranimin për të strehuar 20 mijë civilë afganë, punonjës të administratës së ushtrisë amerikanë gjatë misionit të tyre në Afganistan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALET/ Dafina po sjell një bashkëpunim me reperin e njohur (VIDEO)
Previous article "MESAZHI ËSHTË..."/ Ekspertët: Tërheqja amerikane nga Afganistani mund të dëmtojë imazhin e saj në botë

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT