• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“UNË SE VRAS “BABANË”/ Çfarë do bëjë Lulzim Basha: Dilema me Berishën, apo me SHBA
Home
Politikë

“UNË SE VRAS “BABANË”/ Çfarë do bëjë Lulzim Basha: Dilema me Berishën, apo me SHBA

13 August, 2021 Delo.autor Politikë

Nga Adriatik Doçi

Pas goditjes historike të 19 majit 2021, ku e shpallën familjarisht non grata për korrupsion madhor, pengim të drejtësisë dhe minim të demokracisë në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar në formë ultimative përjashtimin e Sali Berishës nga Parlamenti, rrjedhimisht ndarjen e tij nga Partia Demokratike dhe fundin e tij politik. Nuk ka dyshime se, mesazhi amerikan i adresohet Lulzim Bashës, të besuarit të Berishës në krye të Partisë Demokratike. Ndërsa Lulzim Basha zgjodhi heshtjen dhe Sali Berisha shpërtheu kundër ambasadores amerikane Yuri Kim ashtu si Ilir Meta para zgjedhjeve, Ambasada Amerikane në Tiranë e përforcoi mesazhin për fundin politik të Berishës, duke kujtuar urdhrin ekzekutiv të Presidentit Joe Biden, për t’i shpallur luftë korrupsionit edhe në Shqipëri.

Që pas mesazhit të SHBA, Lulzim Basha, zyrtarisht nuk i ka dhënë ende fund dilemës historike, nëse do të zgjedhë të rreshtohet me Perëndimin apo me Sali Berishën, pjesë e listës së zezë së Perëndimit. Megjithatë, nëse sjellim në vëmendje disa nga qëndrimet e Lulzim Bashës për Sali Berishën, sidomos gjatë muajve të fundit, duket se Basha e ka zgjidhur dilemën. Disa orë pasi DASH njoftoi përfshirjen e Berishës në listën e zezë, në 19 maj 2021, Lulzim Basha mori në mbrojte Berishën, duke u pozicionuar kundër Uashingtonit. Madje, Basha u kritikua nga rrethi i Berishës për një qëndrim të butë dhe diplomatik.

Basha u shpreh se “U njoha me keqardhje me vendimin e sekretarit të Shtetit për ishpresidentin dhe ish- kryeministrin Sali Berisha….Dr. Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë, dhe çoi miqësinë dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA në nivelet më të larta. Gjatë kohës që z. Berisha ishte kryeministër, Shqipëria përmbushi të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin në NATO, si dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, ku lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin kryekushte. Në të gjitha këto arritje partner kyç i Qeverisë Shqiptare ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Një muaj para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Lulzim Basha botoi në librin me titull  “Misioni im’. Përpos të tjerave, Lulzim Basha rrëfeu raportin e tij me Berishën. Basha shkroi se ka pasur oferta dhe ftesa private për të eliminuar politikisht paraardhësin e tij, Sali Berishën, por ka shtuar se ka refuzuar çdo ofertë, pasi për të, Sali Berisha është një shkollë, këshillues, privilegj dhe historia e PD-së. Basha shkruante se as nuk mund ta mendonte një gjë të tillë, pra për të ‘hequr qafe’ Berishën.

Ndër të tjera, Basha ka shkruar se “Kam pasur ftesa private apo publike, miklime apo thirrje, marrëveshje apo “deklamime” për të “vrarë babain”… Kjo ftesë e përhershme për të ‘vrarë babanë’ më është dukur gjithmonë jo vetëm qesharake, por edhe e pakuptimtë, kur në vetvete përvoja dhe lidershipi i Sali Berishës si lider politik, mund të ishin për mua vetëm përparësi, për të marrë një mendim, për të rrahur ide, për të bërë një diskutim. Ishte, në një mënyrë, një lloj shkolle të cilën ishte privilegj që ta kisha dhe jo barrë që ta vuaja. Sali Berisha respektohet, dëgjohet, është pjesë historisë së Partisë Demokratike dhe të djathtës shqiptare, si lideri historik i saj. Dhe si i tillë, mendimi se kam një përvojë të tillë ku mund të mbështetem, ka qenë lehtësim për mua dhe aspak një barrë… Partia Demokratike është e hapur për të gjithë, aq më shumë për njerëzit që kanë bërë histori brenda saj, si Sali Berisha…”.

Boshti i librit të Bashës në fakt është Sali Berisha. Por, libri nuk është forma e vetme ku Basha ka shprehur pushtetin e hijes së Berishës mbi të. Në 11 dhjetor të vitit 2017, në 27-vjetorin e PD-së, Lulzim Basha u shpreh kështu për Sali Berishën “Nderimi dhe mirënjohja më e madhe do të jetë përherë për liderin e saj historik Sali Berishën, pa të cilin Partia Demokratike nuk do kishte shpirtin dhe forcën që ka pasur përherë”. Pothuajse në të gjitha përvjetorët e themelimit të PD-së dhe në çdo 22 mars, Lulzim Basha e ka përshkruar Sali Berishën si një hyjni, duke demotuar pafuqinë e tij për t’u ndarë nga ai.(Shqiptarja.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT Tritan Shehu: Berishën e kanë zgjedhur shqiptarët deputet, s’do pyesë SHBA çfarë të bëjë
Previous article TOKËS PO I SHTEROJNË BURIMET/ Parashikimi i zymtë: Dekadën tjetër ekonomia globale nis rënien e lirë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT