• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Ahmeti: Në 20 vjetorin e marrëveshjes së Ohrit, arritje dhe sfida në zbatimin e saj
Home
Intervista

INTERVISTA/ Ahmeti: Në 20 vjetorin e marrëveshjes së Ohrit, arritje dhe sfida në zbatimin e saj

13 August, 2021 Delo.autor Intervista, Rajon

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti flet për rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit që u nënshkrua para 20 vjetësh duke i dhënë fund konfliktit të armatosur midis Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave ushtarake e policore maqedonase. Zoti Ahmeti, i cili ishte drejtues i UÇK-së e vlerëson si hap të rëndësishëm miratimin e pjesës normative të Marrëveshjes, teksa thotë se ka ngecje të zbatimit të disa pjesëve të saj në praktikë. Ai theksoi në intervistën me korrespondentin e Zërit të Amerikës, Isak Ramadani se me këmbëngulje do të vazhdohet me respektimin e Marrëveshjes, të cilën e quan paqësore dhe shembull për zgjidhjen e konflikteve jo vetëm në rajon por dhe më gjerë.

Zëri i Amerikës: Z. Ahmeti, ju nuk jeni nënshkrues i Marrëveshjes së Ohrit, por jeni shkaktar për arritjen e saj. Përgjatë viteve ka pasur politikanë që e kanë quajtur marrëveshjen të vdekur. Marrëveshja, ndërkohë është shkrirë në ligje dhe Kushtetutë. Por ka ende elemente që nuk zbatohen në praktikë. Pse?

Ali Ahmeti: Është shumë me rëndësi që pjesa normative e Marrëveshjes paqësore të Ohrit është e përfunduar, por ka edhe shumë punë për t’u bërë edhe më tutje në pjesën praktike-pragmatike për t’u zbatuar e materializuar ajo pjesë normative e cila ka kaluar në organet legjislative të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pra, duhet të jemi shumë të hapur në këtë temë: një marrëveshje që del nga një kryengritje nuk është edhe aq lehtë për t’u zbatuar me përpikmëri në bazë të marrëveshjes së nënshkruar.

Zëri i Amerikës: Si u bë që dokumenti aq i rëndësishëm (origjinali) u zhduk për kaq gjatë dhe u gjet vetëm tash para 20 vjetorit të nënshkrimit. A kishte qenë gjatë gjithë kohës tek eksponentë të PPD-së? (Partia për Prosperitet Demokratik)

Ali Ahmeti: Kemi bërë hulumtime në Arkivin e shtetit dhe nuk ka rastisë që ta gjejmë këtë dokument dhe më në fund e ka dorëzuar njëri nga pjesëmarrësit në Marrëveshjen e Ohrit. Pastaj në mënyrë të organizuar është dorëzuar nga Ministri për Sistem Politik dhe Zëvendës-Kryeministër i parë, dhe sigurisht është mbajtur protokoll e shënim për dorëzimin e këtij dokumenti. Në këtë rast nuk ka pasur diçka të qëllimshme, por nuk është i qëllimshëm as tani me veprimin e fundit të dorëzimit në mënyrë publike të dokumentit (origjinal) të Marrëveshjes së Ohrit.

Zëri i Amerikës: Marrëveshja duhej zbatuar deri në vitin 2004. Si e shikoni ritmin e miratimit dhe zbatimit të saj në praktikë?

Ali Ahmeti: Ka edhe shumë për t’u bërë por ne kemi përkushtim, kemi përgatitje, kemi përvojën e duhur; Kemi investuar në ngritjen dhe përgatitjen e kuadrove dhe mendojmë se do t’ia dalim me sukses edhe në ato çështje të cilat kanë mbetur pa u materializuar dhe kjo tani më është çështje kohe, çështje e një procesi që është duke u zhvilluar bukur mirë dhe jam shumë optimist sepse baza është ndërtuar shumë e fortë dhe nuk ka më kthim prapa. Ne nuk kemi hyrë në këtë luftë dhe nuk e kemi bërë Marrëveshjen paqësore të Ohrit që ta marrim hisen e tjetërkujt, por ama ne kemi luftuar që të mos jemi qiraxhinj në shtëpinë tonë, por të jemi zotë në shtëpinë tonë. Dhe vetë komuniteti maqedonas është ndërgjegjësuar se Marrëveshja e Ohrit ka qenë dhe mbetet në dobi të shtetit. Dmth nuk është ai opinion që ka ekzistuar para 20 vjetësh.

Zëri i Amerikës: A ka gatishmëri tek pala maqedonase, nëse keni biseduar me drejtues të partive të tyre që termi “20%” në kushtetutë, i cili u referohet shqiptarëve të ndryshojë dhe të emërtohet në mënyrë të përshtatshme, si “shqiptarë”?

Ali Ahmeti: Unë mendoj se kjo çështje është bërë më shumë mediatike se sa problem real. Kjo qenë puna më e vogël nëse ne do ta kishim futur në bisedime në mandatin që lamw ose në këtë mandat çështjen e ndryshimit të këtij pasusi në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe do të ishte çështja më e lehtë përpara Ministrit të Jashtëm, Zëvendës-Kryeministrit të parë, apo të Kryeministrit. Nuk ka qenë aq e lehtë për t’u pranuar dhe për t’i bërë këto negociata. Pra kjo është një çështje që me një mirëkuptim nga palët sepse dihet që 20 përqindësh që definohet në Kushtutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) është si një moment kompromisi që kemi që e kemi bërë në vitin 2001 gjatë negociatave, edhepse unë nuk kam qenë në tryezë të negociatave, por Marrëveshja paqësore e Ohrit më parë është pranuar nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK) e më pas është hedhur në tavolinë për t’u pranuar nga të tjerët. Ne kemi bërë por pa e rrezikuar dhe pa e cënuar substancën e Marrëveshjes paqësore të Ohrit. Kështu që është çështje kohe që këto gjëra të rregullohen në Kushtetutën e RMV-së.

Zëri i Amerikës: Rivalët politikë por dhe të tjerë ju kritikojnë dhe akuzojnë në lidhje me statusin e pazgjidhur të veteranëve të UÇK-së, përderisa ish-pjesëtarët e forcave ushtarake e policore maqedonase morën pensione nga shteti. A ka vend për këto kritika?

Ali Ahmeti: Ne kemi nënshkruar që të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që kanë nevojë për trajtim se kanë pësuar trauma, do të trajtohen në institucione të ndryshme shtetërore, por nuk kemi një marrëveshje që ushtarët e UÇK-së do të përfitonin nga pensionet apo fondet e shtetit, por në bazë të Marrëveshjes që kemi nënshkruar dhe që ne në përpikmëri e kemi respektuar, ushtarët e UÇK-së do të trajtohen si të gjithë qytetarët në institucionet shtetwrore. Sot i keni pjesën dërrmuese të ish-ushtarëve të UÇK-së në polici, në ushtri, në administratë…

Zëri i Amerikës: A është kjo një marrëveshje për paqen afatgjatë të këtij vendi, apo mund të ketë zgjerim të kërkesave për, siç paralajmërojnë një pjesë e politikanëve maqedonas, për federalizim, apo ndryshim të sistemit kushtetues?

Ali Ahmeti: Çdo analizë e frikshme që i bëhet Marrëveshjes së Ohrit bëhet me qëllim të frikësimit të popullit. Marrëveshja është në dobi të popujve dhe të shtetit, paqes dhe qëndrueshmërisë. Unë vendin tim dhe tëndin, vendin tonë, pas dhjetë vitesh e shoh të anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Nëse para dy-tre vitesh ka qenë e pabesueshme, utopi që ky vend të jetë në NATO, sot Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s. Vetëm se duhet t’i bëjmë detyrat, t’i përmbushim standardet që kërkohen nga ne; të mbisundojë shteti ligjor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Izraeli ashpërson masat, “Green Pass” edhe për fëmijët mbi 3 vjeç
Previous article STUDIMI/ OBSH formon grup të ri për gjetjen e origjinës së koronavirusit

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT