• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJA ME KINËN/ Kryehetuesi i OBSH: Covid-19 doli nga laboratori
Home
Nderkombetare

PËRPLASJA ME KINËN/ Kryehetuesi i OBSH: Covid-19 doli nga laboratori

13 August, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Ideja se pandemia e koronavirusit e ka origjinën aksidentalisht përmes punonjësve të laboratorit kinez është shfaqur përsëri, këtë herë në një dokumentar të transmetuar nga TV danez të enjten.

Dyshimet vijnë të përforcuara kur dalin nga goja e Peter Ben Embarek, kreu i ekipit të hetuesve të OBSH-së që kryen hetime të terren në Kinë në fillim të këtij viti. Mjaft interesante është hipoteza e hedhur prej tij në një dokumentar të transmetuar të Enjten në televizionin publik danez TV2.

“Një punonjës i laboratorit u infektua, teksa punonte në një shpellë me lakuriqë nate ku grumbullonte kampionë. Një skenar i tillë që mund të lidhet me një rrjedhje nga laboratori, mund t’i përshtatet hipotezës tonë të transmetimit direkt të virusit nga lakuriqët tek njeriu. Është një hipotezë që e konsiderojmë të mundshme”.

Kina ka reaguar furishëm ndaj çdo sugjerimi që pandemia, e cila ka vrarë të paktën 4.3 milion njerëz që kur u shfaq në qytetin Wuhan në Dhjetor 2019, ishte shkaktuar nga keqpërdorimet që përfshinin një nga laboratorët e saj.

Zyrtarët kinezë thanë për të përditshmen vendase në anglisht Global Tajms se studimi i OBSH-së është i bazuar në evidenca jo-shkencore. Ata thonë se nëse ka dyshime se virusi mund të ketë dalë nga laboratorët, janë ata në Shtetet e Bashkuara që duhet të hapin dyert për hetime.

Kina akuzon Uashingtonin se po nxit politizimin e çështjes. I pari që hodhi dyshime mbi origjinën laboratorike nga Uhani të COVID-19ës ishte ish-presidenti amerikan Donald Tramp, i cili u përball me kritika të ashpra nga kundërshtarët demokratë. Megjithatë, në fillim të këtij viti, pasardhësi i tij demokrat Biden kërkoi që hetimet të mos e përjashtojnë këtë pistë, duke iu bazuar tek dyshimet e arsyeshme nga disa raporte të shërbimeve ushtarake të zbulimit amerikan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Pogradeci, një potencial turistik i parealizuar
Previous article AKTIVIZOHET NJË VATËR ZJARRI TEK KEPI I RODONIT/ RREZIKOHEN banesa e biznese

s.autor

Postime të ngjashme

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT