• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PËRMIRËSOHET EKONOMIA, POR RREZIKOHET NGA PANDEMIA/ BSH: Do mbështesim rritjen e pagave, rrit inflacionin
Home
Ekonomi

PËRMIRËSOHET EKONOMIA, POR RREZIKOHET NGA PANDEMIA/ BSH: Do mbështesim rritjen e pagave, rrit inflacionin

12 August, 2021 Delo.autor Ekonomi

Ekonomia e vendit po rimëkëmbet më shpejt sesa ishte parashikuar sipas Bankës së Shqipërisë, e ndihmuar më shumë nga rritja e aktivitetit në sektorin prodhues, në atë të shërbimeve dhe sektorin energjetik.

Të dhëna indirekte flasin për norma më të shpejta rritjeje gjatë tremujorit të dytë. Pas recesionit të vitit të kaluar, ekonomia parashikohet të rritet relativisht shpejt gjatë vitit 2021”, thuhet në raportin e bankës.

Të gjitha këto parashikime optimiste janë bazuar në një situatë të përmirësuar të pandemisë
“Burim rreziku vijon të jetë intensifikimi i pandemisë me përhapjen e varianteve të reja të virusit apo një rimëkëmbje më e ngadaltë e konsumit, si pasojë e një përqasjeje më të kujdesshme të familjeve shqiptare”, thuhet në raport.

Ndërkohë nga ana tjetër banka thotë se punësimi ende nuk ka hyrë në shinat e rikuperimit, për këtë arsye do të vijojë mbështetja për bizneset nga bankat e nivelit të dytë, pasi do të mbahet e pandryshuar politika monetare që garanton likuiditet për bankat. Nëpërmjet këtij vendimit bizneset do të rrisin aktivitetin e tyre dhe të rrisin pagat e punonjësve.

Rritja e pagave sipas ekspertëve të bankës do të kishte një efekt zinxhir pozitiv e për pasojë do rriste në 3% inflacionin më shumë se është aktualisht, që është 2.2%.

“Rritja e pagave do të ushtrojë presion për rritjen e kostove të prodhimit dhe të çmimeve përfundimtare. Rritja e këtyre të fundit do të ndihmohet edhe nga rritja më e shpejtë e inflacionit në mjedisin e jashtëm. Në parashikimet tona, kthimi i inflacionit në objektiv pritet të ndodhë brenda vitit 2022”, vijon më tej raporti.

Ndërsa sa i takon luhatjeve në kursin e këmbimit Banka e Shqipërisë thotë se zhvlerësimi i euros ka ardhur si pasojë e efektit sezonal dhe prurjeve nga turistët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CONFERENCE LEAGUE/ Teuta mposhtet nga Shamrok në "Elbasan Arena" dhe eliminohet
Previous article VENDIMI I PLOTË/ Të gjitha masat kufizuese që ka marrë Kosova, çfraë duhet të dinë qytetarët

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT