• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NJË PARAJSË”/ Gazetarja e njohur franceze, e mahnitur nga Shqipëria: Që për 5 vite do kthehet në destinacion kryesor
Home
Sociale

“NJË PARAJSË”/ Gazetarja e njohur franceze, e mahnitur nga Shqipëria: Që për 5 vite do kthehet në destinacion kryesor

12 August, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një nga gazetaret më të njohura të turizmit në Francë, Saliha Hadj-Djilani ka bërë një vizitë katër ditore në Shqipëri.

Vizita e saj përfshiu Tiranën si dhe rivierën jugore. Për turistët francezë, Shqipëria mbetet ende një vend i pasigurtë, ndërsa Saliha shprehet se sipas bindjes së saj, vendi ynë është një parajsë natyrore me çmime të lira, që në pesë vite e ardhshme do kthehet në destinacion kryesor:

Saliha Hadj-Djilani: T’ju them të drejtën nuk kam dëgjuar fjalë të mira për vendin tuaj para se të vija. Më thonin që nuk ishte një vend i sigurtë, por unë u bëra kurioze dhe vendosa të vij. Kur erdha isha e surprizuar, sepse po ndihesha shumë e sigurtë, si grua e vetme që isha. Keni një pikë të fortë në turizëm që nuk keni mbipopullim turistësh, nga e cila vuajnë vende si Italia ose Spanja. Prandaj, jami e sigurtë që do jetë destinacioni kryesor për shumë njerëz në pesë vitet e ardhshme.

Tirana më pëlqeu shumë me arkitekturën e saj mikse, sheshet e mëdha dhe sidomos muzetë Shtëpia e Gjetheve dhe BunkArt, që e tregonin më qartë historinë e komunizmit.. Ishte një qytet që nuk të mbyste siç është Nju Jorku.

Më pas vizitova pjesën e rivierës së jugut. Më pëlqeu shumë deti i bukur dhe i pastër. Gjithashtu atmosfera festive nëpër klube dhe natyra e njerëzve, që ishte e gëzuar, dukej fiks si në Saint Tropez.

Në Shqipëri mendoj se çmimet dhe ushqimet janë shumë të mira, por edhe akomodomi. Çmime shumë të përballueshme për një francez.

Jeni në të njëjtën ligë te standardet e turizmit me vendet e rajonit si Greqia dhe Kroacia, por ndoshta duhen të rregulloni akomodomin. Duhet të ndërtoni më shumë hotele. Për turistët francezë do ishte parajsë të vinin në Shqipëri ku nuk ka kufizime të rrepta.

Sipas gazetares franceze vendi ynë duhet të përmirësojë imazhin e saj nëpër botë:

Saliha Hadj-Djilani: Nuk do jetë e lehtë t’i bind francezët të vijnë në Shqipëri, sepse nuk e njohin, por unë do ti them që shikoni, isha atje dhe mbijetova. Unë mendoj që vendi juaj duhet të përmirësojë më shumë imazhin. Do të sugjeroja që të keni borde turizmi në vende europiane dhe botërore. Kroacia po bën një punë shumë të mirë në këtë drejtim dhe as ju nuk duhet të mbeteni mbrapa.”

Gazetarja e mirënjohur do të flasë për udhëtimin e saj në Shqipëri në një nga emisionet më të mëdha radiofonike në Francë RMC, që ka audiencë rreth 1 milion njerëz. Gjithashtu ajo ka ftuar në podcastin e saj kryeministrin Rama dhe kryetarin Veliaj, në një bisedë të gjatë për të ardhmen e  turizmit shqiptar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET NË ITALI/ Kalabria e Sicilia vazhdojnë të digjen, flakët shkrumbojnë qindra shtëpi, mbërrijnë...
Previous article COVID-19 NË ITALI/ Regjistrohen 7270 raste të reja dhe 30 humbje jete, rriten shtrimet në spitale

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT