• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TREGON STUDIMIN/ Alimehmeti: Personat e vaksinuar me CoronaVac në Shqipëri, u duhet doza e tretë
Home
Sociale

TREGON STUDIMIN/ Alimehmeti: Personat e vaksinuar me CoronaVac në Shqipëri, u duhet doza e tretë

11 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Të gjithë personat mbi 60 vjeç, të vaksinuar me vaksinën kineze CoronaVac do të kenë nevojë për një dozë të tretë vaksine.

Lajmi bëhet publik nga epidemiologu Ilir Alimehmeti, i cili i referohet një studimi të bërë në Kinë.

Sipas studimit, “Coronavac” ofron veçse gjashtë muaj garanci ose efektivitet. Më tej, niveli i antitrupave, kryesisht te të moshuarit, shkon drejt zerimit.

“Duke qenë se Shqipëria ka vaksinuar kryesisht mosha të vjetra me ‘Coronavac’ në periudhën mars-prill-maj, këto gjetje duhet të na mbështesin përdorimin e një doze të tretë ‘Coronavac’, akoma më mirë ‘Pfizer’ apo ‘AstraZeneca’, brenda muajit nëntor, për t’i bërë ballë vjeshtëdimrit të ardhshëm”, shkruan eksperti i Shëndetit Publik

Analiza e plotë:

“CoronaVac ka nevojë për një dozë të tretë te moshat mbi 60 vjeç” janë gjetjet e studimit klinik zyrtar të fazës 1 dhe 2 në Kinë!

Kina zyrtare ka qenë gjithmonë korrekte në publikimet dhe vënien në dijeni të studimeve (ndryshe nga shtete të tjera më të pazhvilluara që përdorin këtë vaksinë) dhe ky është rezultati i një studimi zyrtar të kryer nga CDC Hebei Kinë, Laboratori Kyç i Shëndetit Publik (Ministria e Arsimit Kinë) dhe firma farmaceutike Sinovac Life Sciences Co. Beijing Kinë.

Në përfundim të fazës së parë dhe të dytë klinike të dozës së tretë së vaksinës CoronaVac në moshat >60 vjeç, të prepublikuar më 8 Gusht 2021, autorët gjejnë se:

2 javë pas dy dozave CoronaVac (3 μg), 97.8% e personave kanë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar, por

6 muaj pas dy dozave CoronaVac (3 μg), vetëm 17.8% e personave vazhdojnë ta kenë këtë nivel antitrupash, pra

Rënie me 80% brenda 6 muajsh.

Pas aplikimit të dozës së tretë CoronaVac (3 μg):

100% personave zhvillojnë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar.

Në nivel sasior, titri gjeometrik mesatar i antitrupave neutralizues ishte:

42.7 (pozitiv) dy javë pas dy dozave (niveli i rekomanduar >8),

3.4 (negativ) gjashtë muaj pas dy dozave (niveli i rekomanduar >8), dhe

305.0 (pozitiv) shtatë ditë pas dozës së tretë.

Doza e tretë (3 μg) është toleruar mirë dhe të gjitha reaksionet ishin të gravitetit të nivelit 1 dhe 2 (detajet në tabela).

Sqarim 1: është paraqitur doza 3 μg, pasi është doza zyrtare e licensuar për këtë vaksinë, megjithatë studimi përfshin edhe dozat 1.5 μg dhe 6 μg.

Sqarim 2: edhe pse titri i antitrupave neutralizues ka rënë në nivel negativ, jo automatikisht do të thotë e njëjta gjë për përgjigjen qelizore, pra vaksina me dy doza mund të vazhdojë të ofrojë mbrojtjen nga format e rënda.

Autorët dalin në përfundimin e qartë se:

Titri i antitrupave neutralizues bie shumë gjashtë muaj pas dy dozave CoronaVac te moshat e vjetra (>60 vjeç).

Një dozë e tretë indukton me shpejtësi (7 ditë) përgjigje imunitare të fortë.

Këto rezultate mund të ndihmojnë politikabërësit të përcaktojnë nevojën dhe kohën e saktë të dhënies së dozës së tretë te të moshuarit.

Duke qenë se Shqipëria ka vaksinuar kryesisht moshat e vjetra me CoronaVac në periudhën mars-prill-maj, këto gjetje duhet të na mbështesin përdorimin e një doze të tretë CoronaVac, akoma më mirë Pfizer apo AstraZeneca, brenda muajit nëntor, për t’i bërë ballë vjeshtë/dimrit të ardhshëm. (SHqip)

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS SEZONIN ME TROFE/ Chelsea, superkampion i Europës
Previous article AFGANISTANI NIS KUNDËRSULMET NDAJ TALEBANËVE/ Qeveria armatos grupet lokale si pjesë e një plani për të penguar ofensivën e dhunshme

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT