• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARMI/ Identifikohen mbi 150 kontakte të rastit me virusin Marburg në Afrikën Perëndimore
Home
Nderkombetare

ALARMI/ Identifikohen mbi 150 kontakte të rastit me virusin Marburg në Afrikën Perëndimore

11 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Disa ditë pasi Guineja konfirmoi vdekjen e një personi të infektuar me virusin Marburg, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha se rreth 150 kontakte, përfshirë tre anëtarë të familjes dhe një punonjës shëndetësor, janë identifikuar deri më tani.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një konferencë shtypi të mërkurën se megjithëse Marburg, një kushëri vdekjeprurës i Ebola, është një virus shumë i ndryshëm nga Sars-CoV-2, shumë nga elementët e përgjigjes janë të njëjtë, përfshirë izolimin, gjurmimin, dhe karantinimin e kontakteve të tyre.

“OBSH dhe partnerët tanë po mbështesin ministrinë e shëndetësisë të Guinesë për të hetuar burimin e shpërthimit, për të gjetur kontaktet dhe për të informuar komunitetin lokal se si të mbrohen,” tha Tedros.

Të premten, Guineja informoi agjencinë shëndetësore të OKB -së për një rast të sëmundjes së virusit Marburg në jugperëndim të vendit.

Pacienti, gjithashtu rasti i parë i njohur i Marburg në Afrikën Perëndimore, vdiq 8 ditë pas fillimit të simptomave.

Patogjeni shumë i rrezikshëm shkakton ethe hemorragjike dhe, sipas shpërthimeve të kaluara, shkalla mesatare e vdekshmërisë është 50 për qind.

“Nuk ka një vaksinë të licencuar për Marburg, megjithëse ka vaksina në zhvillim, dhe OBSH po punon me partnerët tanë për të kërkuar mundësi për t’i vlerësuar ato gjatë këtij shpërthimi përmes Planit R&D për Epidemitë,” shtoi Tedros.

Zyrtarët shëndetësorë në Guineja kanë konfirmuar rastin e parë të virusit Marburg në Afrikën Perëndimore, një sëmundje shumë ngjitëse nga e njëjta familje me virusin Ebola.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) njoftoi se është e nevojshme që të “qëndroni menjëherë në rrugën” e virusit.

Sëmundja e virusit Marburg është transmetuar te njerëzit nga lakuriqët e natës që hanë fruta, ndërsa infeksioni përhapet te njerëzit nëpërmjet transmetimit të lëngjeve trupore.

Rastet e sëmundjes janë jashtëzakonisht të rralla, dhe epidemia e fundit e madhe ishte në Angola në vitin 2005.

Bëhet fjalë për një sëmundje e rëndë, shpesh vdekjeprurëse që shkakton ethe dhe gjakderdhje.

Ende nuk ka një trajtim të qartë për Marburg, por mjekët thonë se marrja e sasive të mëdha të ujit dhe trajtimi i simptomave specifike rrit shanset e pacientit për të mbijetuar.

Drejtoresha e OBSH -së për Afrikën Mashido Moetti tha se virusi ka potencialin të “përhapet larg dhe gjerë”. Por ajo vlerësoi “vigjilencën dhe reagimin e shpejtë hetues të punonjësve shëndetësorë të Guinesë”.

Epidemitë dhe rastet sporadike të sëmundjes në Afrikë janë raportuar deri më tani në Angola, Republikën Demokratike të Kongos, Kenia, Afrika e Jugut dhe Uganda, sipas të dhënave të OBSH-së.

Epidemia e parë në Marburg ishte në Gjermani në vitin 1967, kur vdiqën shtatë persona.

Më shumë se 200 njerëz vdiqën gjatë epidemisë së virusit Marburg në Angola në vitin 2005.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË N ITALI/ Abuzuan seksualisht në grup 18-vjeçaren, arrestohen 5 të rinj
Previous article "BIONTECH" RRIT EKONOMINË GJERMANE/ Ekspertët: Mund të kontribuojë këtë vit me rreth 0,5% të PBB

Delo.autor

Postime të ngjashme

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike Botë

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT