• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BIONTECH” RRIT EKONOMINË GJERMANE/ Ekspertët: Mund të kontribuojë këtë vit me rreth 0,5% të PBB
Home
Nderkombetare

“BIONTECH” RRIT EKONOMINË GJERMANE/ Ekspertët: Mund të kontribuojë këtë vit me rreth 0,5% të PBB

11 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Sa mund të ndikojë një koncern i vetëm në rritjen ekonomike të një vendi? Tek koncerni i njohur në botë për shpikjen e vaksinës kundër Coronës, BioNTech tani ka një shifër që e bën të qartë këtë.

Sipas ekspertëve të ekonomisë suksesi i jashtëzakonshëm i koncernit farmaceutik BioNTech me vaksinën e tij kundër Coronës po çon përpara rritjen ekonomike të Gjermanisë. “BioNTech mund të kontribuojë këtë vit me rreth 0,5% të në prodhimin e përgjithshëm bruto”, thotë studiuesi i ekonomisë, drejtori i Institutit për Makroekonominë dhe Studimin e Koniunkturës, IMK, Sebastian Dullien për agjencinë Reuters. “Edhe rritja ekonomike mund të shtohet pas kësaj me gjysmë pike.”

Shumë ekspertë presin nga ekonomia më e madhe e Europës një rritje ekonomike prej 4%, ku rreth një e teta vjen vetëm nga BioNTech. “Nuk mund të kujtohem, nëse ka pasur ndonjëherë një sipërmarrje të vetme, që ka pasur një efekt të tillë në prodhimin e përgjithshëm bruto gjerman”, thotë Dullien. Si makroekonomist ai nuk përzgjedh sipërmarrje të veçanta. “Por nganjëherë ka raste, kur koncernet e veçanta kanë një efekt të përgjithshëm ekonomik.” “BioNTech është një rast i tillë i rrallë”.

“Llogaritja rrjedhojë e kuptueshme”
Llogaritjet e Dullien bazohen në prognozën e koncernit të publikuar të hënën. Ai parashikon që këtë vit nga shitja e vaksinës të arrijë fitime në 15,9 miliardë euro. Kjo shifër është një gjysmë përqind e prodhimit të përgjithshëm bruto. “Për shkak se BioNTech tërheq shumë pak produkte nga jashtë, e gjitha është një vlerë fitimi e krijuar në vend”, thotë ekonomisti, duke shtuar se kjo ndikon drejtpërdrejt në rritjen ekonomike gjermane. “BioNTech e prodhon vaksinën e bazuar në teknologjinë mRNA në Marburg dhe përveç kësaj merr tarifa edhe nga partneri amerikan, Pfizer.

 

 

“Llogaritja është rrjedhojë e kuptueshme”, thotë kryeekonomisti Carsten Brzeski i koncernit financiar, ING mbi rezultatet e Dullien. “Nuk ka shumë sipërmarrje që startojnë nga zero në 100 si BioNTech dhe kjo brenda një viti.” Edhe nga qarqet qeveritare gjermane ka pritshmëri të tilla për BioNTech. Një përfaqësues qeveritar gjerman i tha Reuters, se me një vaksinë që ka efekt të mirë dhe një shkallë të lartë vaksinimi do të ketë krahas avantazheve shëndetësore edhe efekte të ndjeshme makroekonomike. Të dhënat vërtet që mund të kapin këto përmasa.

BioNTech e Pfizer kërkuan në fund të vitit 2020 lejen për përdorimin e vaksinës në BE dhe SHBA. “Suksesi i BioNTech është impresionues”, thotë Dullien. “Në Gjermani ka një peizazh të shkëlqyer studimor, që ka potencial për të ardhmen.”/DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARMI/ Identifikohen mbi 150 kontakte të rastit me virusin Marburg në Afrikën Perëndimore
Previous article SITUATA NË GJIROKASTËR/ Vatër e re zjarri në fshatin Lunxhëri, zjarrfikësit në luftë me flakët

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike Botë

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT