• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A po spekulohet në Tiranë me deklaratën e Gjermanisë për “Open Balkans”?
Home
Politikë

A po spekulohet në Tiranë me deklaratën e Gjermanisë për “Open Balkans”?

11 August, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Në Tiranë, zëra mediatikë në oponencë me qeverinë Rama po përpiqen të japin idenë sikur Gjermania mbështet një projekt të bashkëpunimit rajonal që është i ndryshëm me Open Balkans.

Spekulimi ka ardhur pasi një përfaqësues i diplomacisë gjermane, deklaroi për medien në Kosovë se Gjermania mbështet idenë e tregut të përbashkët rajonal dhe parimet e procesit të Berlinit.

Sipas kritikëve apo personave të keqkuptuar në Tiranë, kjo deklaratë e Gjermanisë nënkupton mbështetjen e një projekti “të ndryshëm” nga “Open Balkans” dhe kjo sipas tyre lidhet me  faktin se zyrtari gjerman nuk e përmendi në mënyrë eksplicite termin “Open Balkans”.

Ky pretendim  në fakt është një spekulim aspak elegant, për dy arsye:

Së pari, sepse “Open Balkans” është emërtesa e radhës e të njëjtit projekt që ka nisur në Berlin në 2014.

Së dyti, “Open Balkans” dhe procesi i Berlinit ndajnë identikisht të njëjtat parime sa i takon bashkëpunimit tregtar mes vendeve të rajonit.

Open Balkans thotë që procesi i ndërveprimit ekonomik do të bazohet në principet e mënyrës si funksionon Bashkimi Evropian, ç’ka e thotë identikisht projekti i Procesit të Berlinit.

Faksimilja tregon principet e tregut sipas procesit të Berlinit dhe saktëson në mënyrë tepër të qartë se tregu do funksionojë mbi parimet e CEFTA-s dhe BE-së.

Atëherë për çfarë po debatohet nëse parimet e tregut nuk ndryshojnë? (ato nuk mund të ndryshojnë derisa janë i njëjti projekt).

Problemi kryesor deri më tani lidhet me Kosovën e Serbinë dhe njohjen reciproke.

Albin Kurti kërkon njohjen e Kosovës si kusht për të hyrë në marrëveshje afatgjata bashkëpunimi ekonomik.

Ky nuk është një kusht as i procesit të Berlinit dhe as i Open Balkans.

Deklarata e sotshme e gjermanëve zbuloi konfliktin që mund të ketë krijuar Albin Kurti me ndërkombëtarët si pasojë e këmbënguljes së tij, por kurrsesi nuk zbulon se gjermanët po mbështesin ndonjë projekt të ndryshëm nga “Open Ballans” siç po spekulohet në Tiranë pas deklaratës së zyrtarit gjerman.

Open Balkans nuk është gjë tjetër përveçse paketimi me emërtesë të re i Procesit të Berlinit, emërtesë që i jep “refresh” përpjekjes së Berlinit pas stanjacionit që ndodhi më 2019.

Përpjekjet e opozitës për ta paraqitur këtë nismë si të Ramës apo Vuçiçit duken krejt larg realitetit dhe interesit të SHBA-ve dhe Gjermanisë mbi këtë çështje. ( Hashtag.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA NË GJIROKASTËR/ Vatër e re zjarri në fshatin Lunxhëri, zjarrfikësit në luftë me flakët
Previous article STUDIMI/ Mund ta keni nënvlerësuar të gjithë, por kjo vitaminë ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Delo.autor

Postime të ngjashme

"KUSH MË QUAN TRADHËTAR ËSHTË I PAFYTYRË"/ Rama u përgjigjet nga Shkodra akuzave të protestuesve Politikë

"KUSH MË QUAN TRADHËTAR ËSHTË I PAFYTYRË"/ Rama u përgjigjet nga Shkodra akuzave të protestuesve

IRONIA e Ramës për influencerët: Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri Politikë

IRONIA e Ramës për influencerët: Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT