• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ Mbi 26 milionë përdorues interneti në mbarë botën diskutojnë sondazhet e CGTN-it
Home
Nderkombetare

STUDIMI/ Mbi 26 milionë përdorues interneti në mbarë botën diskutojnë sondazhet e CGTN-it

11 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Lidhur me çështjen e gjurmueshmërisë së koronavirusit të ri, Qendra e Studimit të Politikave e CGTN-it kreu sondazhe të opinionit publik në “Youtube”, “Twitter”, “Facebook”, “VK”, “Weibo” dhe “WeChat” në gjashtë gjuhët zyrtare të OKB-së: kineze, angleze, spanjolle, frënge, arabe e ruse, duke publikuar raportin përkatës, që ka ndezur diskutime të nxehta mes përdoruesve të internetit në tërë botën.

Sipas një sondazhi të publikuar më 26 korrik, 80 % e përdoruesve globalë që morën pjesë në votim shprehën mendimin se çështja e gjurmimit të origjinës së koronavirusit të ri ishte politizuar. Në një sondazh të dytë të publikuar më 30 korrik, 83.1 % e përdoruesve të internetit pjesëmarrës ishin pro që të hetohet ShBA-ja si vend i mundshëm i origjinës së COVID-19.

Deri tani, sondazhet e Qendrës së Studimit të Politikave të CGTN kanë tërhequr vëmendjen e më shumë se 26 milionë përdoruesve në mbarë botën, dhe më shumë se 280 000 përdorues lanë mesazhe në zonën e komenteve në shumë gjuhë. Përdoruesit e internetit nga vende të ndryshme besojnë se puna e gjurmimit të virusit duhet të zhvillohet në shumë vende.

Disa përdorues të internetit vunë në dukje  se kërkimi shkencor në shumë vende ka ndryshuar kronologjinë e epidemisë. Përdoruesja “susanne williamsson” komentoi: “Ndërsa ajo që dimë shtohet gradualisht, pasi kemi parë hetimet mjekësore dhe shkencore të disa vendeve të tjera që në shtator 2019, duhet ta hetojmë këtë çështje në mbarë botën.”

Sondazhi i Qendrës së Studimit të Politikave të CGTN-it zbuloi se fjalët kyçe që u shfaqën më shumë në ndërveprimin e përdoruesve të internetit ishin “trysni politike”, “sanksione amerikane”, “kontroll i mediave”, “diskriminim” dhe “pengim i zhvillimit të Kinës”. Përdoruesit e internetit që morën pjesë në sondazh ndodhen në vende të ndryshme në të katër anët e botës, por arritën shpejt unanimitete kur komentuan. Ata shprehën të njëjtat aspirata në gjuhë të ndryshme: “Hetimi i origjinës së koronavirusit të ri nuk e zgjidh problemin e kontrollit të pandemisë. Kjo është një strategji politike që synon të mbulojë përpjekjet e ShBA-së për të kontrolluar ngritjen e Kinës. “

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRAT E COVID/ Shtohen NDJESHËM rastet, 284 INFEKTIME në 24 orët e fundit dhe...
Previous article ÇUDIA/ Pas zjarreve, RESHJE të forta në Kalimash, pamje nga stuhia me shi e breshër

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT