• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAS SHERRI MES KUSHËRINJVE/ 64-vjeçari në Kurbin kërcënon me armë kushëririn, arrestohet
Home
Aktualitet
Kronikë

PLAS SHERRI MES KUSHËRINJVE/ 64-vjeçari në Kurbin kërcënon me armë kushëririn, arrestohet

11 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Kurbinit bën me dije se pas njoftimit të marrë në orët e para të mëngjesit ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje.

64-vjeçari H.L., banues në Malbardhë ka rënë në pranga, pasi ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij I.L., pas një konflikti për pronat.

Ndërkohë janë sekuestruar arma e zjarrit automatik , 2 krehra dhe municion luftarak.

Ndërsa më parë janë arrestuar edhe dy djemtë e 64-vjeçarit pasi kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë kanosur me pistoletë imituese punonjësit e policisë.

Sakaq materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.

Kurbin-Informacion- Policia e Kurbinit parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje.

Kanosi me armë zjarri kushëririn, për motive pronësie, reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë ka bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të 64-vjeçarit.

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik, me krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, rreth orës 06:15 të mëngjesit të sotëm, kanë marrë njoftim për një konflikt mes kushërinjve, të cilët posedonin dhe armë zjarri, në fshatin Malbardhë, Kurbin.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar se shtetasi H. L. po kanoste me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin I. L. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë arritur ta neutralizojnë dhe të vënë në pranga shtetasin H. L., duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u arrestua në flagrancë shtetasi H. L., 64 vjeç, banues në Malbardhë, Kurbin.

Më parë, janë arrestuar dhe dy djemtë e shtetasit H. L., pasi kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë kanosur në pistoletë imituese punonjësit e Policisë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik, 2 krehra dhe municion luftarak.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EDHA HANA..."/ Ana Kauri publikon FOTO si asnjëherë më parë, shfaqet e veshur me...
Previous article COVID-19/ Gjermania rrit presionin për vaksinim

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË NJË KAFENE NË ATHINË/ Plagoset një fëmijë shqiptar, autorët... Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NJË KAFENE NË ATHINË/ Plagoset një fëmijë shqiptar, autorët...

E PËSON KEQ/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në aeroportin e Rinasit 53-vjeçari ukrainas Aktualitet

E PËSON KEQ/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në aeroportin e Rinasit 53-vjeçari ukrainas

AKSIONI I SPAK KUNDËR GRUPIT RRAJA/ Shkon në 17 numri i të dyshuarve! Indrit Dokle i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge Aktualitet

AKSIONI I SPAK KUNDËR GRUPIT RRAJA/ Shkon në 17 numri i të dyshuarve! Indrit Dokle i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT