• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Gjermania rrit presionin për vaksinim
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Gjermania rrit presionin për vaksinim

11 August, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria dhe landet gjermane vendosën të martën, në një konferencë virtuale të kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të 16 landeve që të forcojnë masat parandaluese të përhapjes së koronës. Shkas është rritja e incidencës për shkak të variantit delta dhe niveli ende i ulët i vaksinimit.

Testet do të jenë me pagesë

Nga 11 tetori e tutje, testet do të jenë me pagesë. Kjo vlen vetëm për refuzuesit e vaksinave. Për të pavaksinuarit e tjerë, si për shembull, të miturit dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeçare, dhe gratë shtatzëna, për të cilët nuk këshillohet patjetër vaksinimi, testet do të vijojnë te jenë falas.

Se sa do të kushtojë një test, kjo do të varet nga ofruesi. Deri tani shteti gjerman u kishte rimbursuar ofruesve të testeve deri në 18 euro për një test antigjen. Prej 1 korrikut ky rimbursim u ul në 11,50 euro për test.

Thirrje për vaksinim

Federata dhe landet apelojnë në mënyrë urgjente te popullsia që të shfrytëzojë ofertat e vaksinimit – madje sa më shpejt. Punëdhënësve u bëhet thirrje që t’ua lehtësojnë punëmarrësve mundësinë e vaksinimit, për shembull duke ofruar vaksinime nga mjeku i kompanisë.

Coronavirus – Club-Pilotprojekt in Berlin
Projekt pilot në klubet e Berlinit: Vizitorët duhet të bëjnë teste para se të hyjnë klub

Kush dëshiron të ketë një mbrojtje të plotë deri në vjeshtë, duhet të fillojë që tani me vaksinimin, thuhet në vendimin e landeve dhe federatës. Deri tani, sipas burimeve zyrtare, janë vaksinuar 45,8 milionë qytetarë ose 55,1 përqind e banorëve. Qeveria synon të arrijë një kuotë deri në 85 përqind.

Rregulli 3G mbetet ne fuqi

Nga 23 gushti e tutje do të vlejë i ashtuquajturi rregulli i ashtuquajtur 3G, që do të thotë se hyrja në ambientet e mbyllura lejohet vetëm për të vaksinuarit, të testuarit negativisht apo të shëruarit. Kush nuk është i vaksinuar apo shëruar së fundmi nga virusi i koronës do të hyjë në spitale, qendra kujdesi për të moshuarit, kisha, palestra sportive, hotele, bare restorante, vetëm me test negativ. Një test i shpejtë antigjen nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë, një test PCR jo më i vjetër se 48 orë.

Landet mund ta shfuqizojnë rregulloren, nëse shifrat e infektimeve janë të ulëta shtatë ditë (nën 35 infektime për 100 mijë banorë) dhe “nuk pritet një rritje e infektimeve pas shfuqizimit të rregullit.” Masat bazë të mbrojtjes për të gjithë popullatën si detyrimi i maskës në supermarkete apo dyqane dhe në qarkullimin urban do të mbeten edhe në të ardhmen. Çdo katër javë do të verifikohen këto masa.

Ndryshohen faktorët që përcaktojnë gjendjen epidemike

Në të ardhmen, gjendja e përhapjes së pandemisë do të përcaktohet jo vetëm në bazë të incidencës, por edhe nga kuota e vaksinimit dhe numri i njerëzve të sëmurë rëndë, si edhe në varësi të ngarkesës për sistemin shëndetësor. Një model i ngjashëm ishte aplikuar më parë në Saksoni.

Berlin, Deutschland | Jakob Maske | Coronavirus – Impfung beim Kinder- und Jugendarzt
Niveli i vaksnimit në Gjermani është ende i pamjaftueshëm për të përballuar përhapjen e virusit Delta, thonë ekspertët

Ndihmat për sipërmarrjet vijojnë

Qeveria federale gjithashtu premtoi të zgjasë deri në fund të vitit ndihmën kalimtare (III) për kompanitë e goditura veçanërisht rëndë nga pandemia. Edhe aksesi në ndihmat për kompanitë që i kanë kaluar punëtorët e tyre në orar të shkurtuar do të zgjatet deri në fund të vitit. Veç kësaj, kompanive u ofrohet edhe një shpërblim shtesë për të rikthyer stafin në punë.

Gjendja emergjente e epidemisë do të zgjatet

Gjendja emergjente e epidemisë do të mbetet. Ajo aktualisht është në fuqi deri më 11 shtator 2021. Për zgjatjen e saj do të nevojitet miratimi i parlamentit gjerman (Bundestag). Federata dhe landet kërkuan të martën që “gjendja epidemike në nivel mbarëkombëtar” të zgjatet përtej 11 shtatorit 2021. Kjo nevojitet për të legjitimuar një sërë masash që mund të dekretojnë organet zyrtare kundër pandemisë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS SHERRI MES KUSHËRINJVE/ 64-vjeçari në Kurbin kërcënon me armë kushëririn, arrestohet
Previous article DROGË E VEDHJE/ Çfarë ndodhi në Durrës? Policia aksion: Në pranga 9 persona

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar? Botë

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT