• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DROGË E VEDHJE/ Çfarë ndodhi në Durrës? Policia aksion: Në pranga 9 persona
Home
Aktualitet
Kronikë

DROGË E VEDHJE/ Çfarë ndodhi në Durrës? Policia aksion: Në pranga 9 persona

11 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Durrësit njofton se ka vendosur në pranga 9 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Gjatë kontrolleve të kryera në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. O., policia ka gjetur sasi kokaine.

Më pas, ata e kanë arrestuar 25-vjeçarin. Gjithashtu në pranga ka rënë 36-vjeçari Sh. B., i cili lëvizte në mjet me 2 thika. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vihen në prangat e Policisë 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Forcat e Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, kapjen dhe ndalimin e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme me vete, kanë ndaluar në lagjen nr.1, Durrës, mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. O. Gjatë kontrollit në ketë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. O., 25 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi Sh. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.14, Durrës, pas ndalimit të mjetit tip “BMË”, që drejtohej nga ky shtetas, gjatë kontrollit të ushtruar në të u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë të ftohta (thika).
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasit:
R. Z., 37 vjeç dhe G. Ll., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr.18, Durrës, u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke vjedhur disa pajisje hidrosanitare në banesën e shtetasit A. N.;
F. V., 29 vjeç, banues në Shijak, pasi në Karpen, Shijak, duke punuar roje në një fabrikë private, ka vjedhur naftën e mjeteve që kishte në ruajtje;
L. R., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe vajzës së saj.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. C., 28 vjeç dhe F. M., 50 vjeç, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur;
S. K., 28 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Gjermania rrit presionin për vaksinim
Previous article NJË "QYTET" BRENDA LAÇIT/ Rama: 524 apartamente, qendër tregtare e infrastrukturë krejt të re

s.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së Aktualitet

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT