• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA ME ZJARRET NË KUKËS/ Vatrat në Lakun e Thive dhe Majën e Rrunës ende problematike! Era e fortë…
Home
Aktualitet
Kronikë

LUFTA ME ZJARRET NË KUKËS/ Vatrat në Lakun e Thive dhe Majën e Rrunës ende problematike! Era e fortë…

11 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në Kukës prej më shumë se një jave po digjen pyjet, ndërsa tymi prej ditësh ka mbuluar zonën, ku pavarësisht ndërhyrjen nga ajri dhe nga toka vatrat e zjarrit janë tepër agresive.

Vatrat më problematike vijojnë të mbeten Laku i Thive dhe Maja e Rrunës në Kukës, ku për shkaka të erës së fortë, temperaturave të larta dhe terrenit të vështirë për të ndërhyrë, flakët rrezikojnë që të përhapen edhe më shumë për t’u futur më pas në zonën administrative të Pukës.

Gjatë mëngjesit të sotëm në Maja e Rrunës janë angazhuar 10 forca zjarrfikëse, 6 punonjës të pyjores, 5 punonjës të Njësia Administrative Malzi, 20 forca nga komuniteti I zonës dhe forcat e DMR-së Kukës.

Operacionet po përqendrohen në Majën e Rrunës dhe Qafën e Mollave që kufizojnë Malziun me Mirditën, ku prej ditësh po digjet një sipërfaqe e madhe pyjore. Ndërsa vatra në Lakun e Thive, e favorizuar nga era pritet t’i afrohet Pukës.

Pritet që gjatë të nis punën edhe helikopteri për shuarjen e flakëve nga ajri.

Edhe në bashkinë Tropojë kemi dy vatra zjarri aktive një në pyje të fshatit Betoshë, Lekbibaj dhe vatra tjetër afër fshatit Dragobi, Margegaj, ku janë angazhuar 6 punonjës të pyjores ,5 punonjës të AZM, 4 punonjës të NjA Margegaj dhe 10 forca nga komuniteti i zonës për shuarjen e flakëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KJO/ I riu bëhet "tapë" një natë para martesës, nuk e mbajnë këmbët gjatë ceremonisë (VIDEO)
Previous article "U BË SHKAK"/ Ishte në kërkim nga Interpoli, mediat në Rumani publikojnë foton e Angela Martinit para arrestimit të bashkëshortit

s.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së Aktualitet

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT