• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRET NË VEND/ Vijojnë ende vatrat në Karaburun e Thirrë, ka problematikë të theksuar në Majën e Rrunës
Home
Breaking News

ZJARRET NË VEND/ Vijojnë ende vatrat në Karaburun e Thirrë, ka problematikë të theksuar në Majën e Rrunës

10 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Përmes një përmbledhjeje, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje për situatën e zjarreve në vend. Edhe pse çdo orë qindra zjarrfikës, pjesëtarë të ushtrisë apo edhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura luftojnë me flakët ende ka nuk janë vënë tërësisht nën kontroll disa vatra problematike.

Sipas Ministrisë në këtë mbrëmje konstatohet se Llogaraja dhe Dukati nuk rrezikohen nga zjarri, teksa vatra ka ende në Gadishullin e Karaburunit. Vatra e zjarrit në “Majën e Rrunës” në Kukës vijon te mbetet problematike, edhe pse gjatë gjithë ditës është ndërhyrë si nga toka ashtu edhe nga ajri. Ana e Lakut të Mollës që është në kufi me Pukën vijon të jetë aktive me intesitet të lartë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes

1)            Qarku Vlorë. Vatra e zjarrit, në Gadishullin e Karaburunit dhe fshatin Dukat, njësia administrative Orikum, vijon akoma. Forcat vazhdojnë punën intensivisht. Situata është ende problematika në disa zona. Llogoraja nuk rrezikohet dhe as fshati Dukat. Nesër do të fillojnë punën forcat dhe dy mjete nga ajri.

2)            Qarku Lezhë. Bashkia Mirditë, në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan. Në këtë zonë ditën e sotme u përqendruan të gjitha forcat tokësore dhe nga ajri. Pjesa nga ana e tunelit është e normalizuar. Vijon monitorimi nga forcat gjatë natës. Nuk paraqet rrezik për banesa dhe tunelin.

3)            Qarku Lezhë. Gjate punës ditën e sotme vatrat e zjarrit në fshatin Munellë dhe Domgjon është bërë e mundur izolimi në pjesën nga ana e Domgjonit. Momentalisht vatra e zjarrit ka nje shtrirje të madhe në terren të thyer dhe është i veshtire izolimi ne teresi i saj. Gjatë natës po monitorohet. Nuk ka akoma rrezik banesash.

4)            Qarku Lezhë. Bashkia Lezhe, në fshatin Patalej, Njësia Administrative Kolsh, ditën e sotme forcat në terren punuan për të izoluar një pjesë që ka drejtim në rrugët e fshatrave. Gjatë natës po monitorohet. Situata mbetet problematike. Nuk ka akoma rrezik banesash.

5)            Qarku Kukës. Vatra e zjarrit në “Majën e Rrunës”, njësia administrative Malzi, Nga puna e kryer ditën e sotme si nga toka ashtu edhe nga ajri, situata vijon te mbetet problematike ne disa ane. Forcat e Armatosura te Shqipërisë kane mundësuar izolimin e vatres tek zona Qafa e Kumbulles, FA e Kosovës ka punuar nga ana e Lakut te Mollës e cila vijon te jete aktive me intensitet te larte qe është ne kufi me Pukën. Edhe ana nga Laku i qershive vijon te mbetet problematike. Terreni ndërlikon punën e forcave nga toka si pasoje e pjerresise dhe zones shkembore. Nuk ka akoma rrezik banesash. Vijon monitorimi i forcave gjate nates.

6)            Qarku Korçë, bashkia Pogradec, Nj. Administrative Velca, ne Guri i Nikës ( Zone e Mbrojtur ) për shkak të erës së forte u riaktivizua serish zjarri i mëparshëm. Situata është e vështire për ta përballuar pasi dhe largësia është shume e madhe për teë shkuar ne vend. Situata monitorohet gjate natës. Rrezik për banesa nuk ka.

7)            Qarku Durrës. Vatër aktive ne Fushe-Kruje ne nje depo qe digjen goma te përdorura. Zjarri është vënë në kontroll dhe është drejt shuarjes.

8)            Qarku Berat, bashkia Skrapar riaktivizimi i vatrës sipërfaqen me shkurre, në Malin e Tomorrit, në zonën shkëmbore mbi “Teqenë e Kulmakut”, fshati Ujanik, po mbahet ne monitorim, per te eliminuar rindezjet nga era dhe trungjet e ndezur.

9)            Qarku Berat, bashkia Skrapar, ne fshatin Therepel, Njësia Administrative Vendresheë. Situata doli jashtë kontrollit te forcave ne terren, duke rrezikur nje zone te banuar rreth 250-300 metra largesi. Menjëherë forcat kane siguruar banoret dhe me pas kane bere te mundur vënien nen kontroll te situatës. Po monitorohet gjate natës.

10)          Qarku Tirane, Bashkia Vorë, se në fshatin Kuç,  ka rënë një zjarr në një vend me shkurre ferra dhe mbeturina. Sipas informacioneve të para zjarri u raportua me përmasa të konsiderueshme, rrezikonte te futej ne pyje. Forcat ne terren bene te mundur venien nen kontroll. Situata po monitorohet. S’ka rrezik për banesa.

11)         Qarku Kukes, Në ZM Lugina e Valbonës Troponje në vendin e quajtur Dragobi, janë raportuar disa vatra zjarri ne vende të ndryshme ne te njëjtën kohe. Forcat janë duke punuar por si pasoje e terrenit është shume e vështirë. Dyshohet zjarrvenie e qëllimshme.  Po monitorohet gjate natës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DREJTORI I CIA-S VIZITË NË IZRAEL/ Takim me kreun e Mossad, në fokus të bisedimeve Irani
Previous article NGA RROBAT E NGUSHTA TEK PIRJA E KAFESË/ 8 gjërat që nuk duhet të bëni pasi të digjeni nga dielli

Delo.autor

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT