• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITEN NDJESHËM SHIFRAT NË KOSOVË/ Dy të vdekur dhe 562 të prekur nga COVID-19
Home
Rajon

RRITEN NDJESHËM SHIFRAT NË KOSOVË/ Dy të vdekur dhe 562 të prekur nga COVID-19

10 August, 2021 Delo.autor Rajon

Në Kosovë autoritetet shëndetësore konfirmuan të mërkurën 562 raste të reja të të prekurve nga COVID-19, që është më shumë se dyfishi i një dite më parë, kur ishin konfirmuar 263 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe dy raste të vdekjes nga pasojat e infektimit, ndërsa janë kryer 5 mijë e 272 testime.

Vetëm prej një gushtit e deri më sot, në Kosovë janë shënuar 2 mijë e 391 raste të reja të infektimeve dhe 7 raste të vdekjes.

Doktor Xhevat Jakupi, që drejton laboratorin mikrobiologjik në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, tha për Zërin e Amerikës se gjatë ditëve të fundit janë shtuar kërkesat për testim, ndërsa shkalla e infektimeve është shumë e lartë krahasuar me periudhën para dy javësh.

“Dhe kjo natyrisht se është brengosëse sepse kemi një ngritje të menjëhershme të mostrave pozitive dhe që kërkon më shumë punë dhe natyrisht brenga jonë kryesore e personelit shëndetësorë është se sa do të ndikon kjo në ngarkesën spitalore dhe sa do të jetë në gjendje që spitalet të përballojnë këtë fluks të numrit të rasteve pozitive”, tha doktor Jakupi.

Ai tha se lëvizjet e mëdha të qytetarëve ditët e fundit dhe heqja e masave kufizuese do të ndikojë në rritjen e infektimeve. Sipas tij të paktën 90 për qind e të infektuarve janë të prekur nga varianti Delta i koronavirusit. Doktor Jakupi numëron disa nga simptomat që shfaqen tek të prekurit nga ky variant.

“Po tregojnë që tash kanë simptomat kryesore kokëdhembje, ethe, dhimbje të fytit, rrjedhje nga hunda si dhe kollitja persistente disa prej tyre nuk kanë qenë aq të shpeshta në faza më të hershme. Për shembull humbja e shijes që ka qenë njëri prej shenjave kryesore të simptomave në fazat e mëhershme tash nuk është ndër simptomat kryesore që merren nga pacientët. Por duhet theksohet se kjo nuk është një sëmundje e re, simptomat janë të ngjashme në përgjithësi nga ato të shkaktuara nga variantet tjera”, tha ai.

Në Klinikën Infektive në Prishtinë thanë se gjatë dy ditëve të fundit është shënuar një rritje e vrullshme e pacientëve që kërkojnë trajtim.

Ushtruesi i detyrës së klinikës Infektive në Prishtinë, Arben Vishaj i tha Zërit të Amerikës se aktualisht në këtë klinikë janë të shtrirë 52 pacientë, 40 prej të cilëve me oksigjenoterapi, tre në mjekimin intensiv.

Ai tha se në klinikë janë shtrirë shtatë pacientë të vaksinuar, prej tyre tre me një dozë ta vaksinës ndërsa katër me dy doza të vaksinës. Ai tha se pacientët e vaksinuar janë duke shfaqur shenja të lehta klinike.

Autoritetet shëndetësore po bëjnë thirrje për vaksinim në masë të qytetarëve për t’u përballur me COVID-19 pasi që sipas tyre studimet në vendet tjera ka treguar se personat me dy doza të vaksinës kanë qenë më të imunizuar në përballje me variantin Delta.

Deri sot në Kosovë 174 mijë veta janë vaksinuar me dy doza, ndërsa në tërësi janë dhënë 516 mijë doza të vaksinave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË KRETË/ Ishulli grek kthehet në zonë të kuqe, masa të reja kufizuese në Heraklion
Previous article COVID-19 NË GREQI/ Rriten frikshëm rastet e reja, 19 humbje jete në 24 orët e fundit

Delo.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT