• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSODI I SHQIPTARËVE/ Përurohet sheshi “Sono persone 8.8.91” në Bari, Veliaj: Dy popuj me…
Home
Politikë

EKSODI I SHQIPTARËVE/ Përurohet sheshi “Sono persone 8.8.91” në Bari, Veliaj: Dy popuj me…

9 August, 2021 s.autor Politikë

Mikpritja dhe solidariteti i popullit të Barit, me rastin e zbarkimit të anijes “Vlora” më 8 gusht 1991, me rreth 20 mijë qytetarë shqiptarë në bord, u përkujtua me aktivitete të shumta në vendin fqinj.

Për të shenjuar këtë moment, përmes një ceremonie ku morën pjesë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ajo e Durrësit Emiriana Sako, kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro, ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Buçi, u përurua sheshi “Sono persone 8.8.91”. Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi mikpritjen e popullit italian, që na u gjend pranë në ato ditë të vështira. “Nuk besoj se ka shqiptarë që ta ketë harruar atë fotografi dhe mikpritjen e popullit të Barit. Ata ishin në plazh, vazhdonin jetën e tyre normale, kur pane një mal me njerëz, per te cilet Italia ishte Universi, hapja ndaj botës. Më kujtohet shprehja e Guiseppe Verdit që thoshte: “Unë po të kem Italinë, zëre se kam Universin”. Për shumë shqiptarë, që Italinë e shikonin me antenat e sajuara, ajo ishte vertet Universi i tyre”, -tha Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kreu i Bashkisë nënvizoi se 30 vjet me vone, janë 20 mijë italianë, që kanë zgjedhur të punojnë dhe jetojnë në Tiranë. “Sot gjërat kanë ndryshuar. Tirana vitin tjetër do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë” dhe ky është ndoshta momenti që të bëjmë rrugën e kthimit. Pra, të kemi të rinj nga Italia që eksplorojnë Shqipërinë. Si për ironi të historisë, dikur 20’000 shqiptarë erdhen ne Itali me anijen e “Vlorës”, kurse sot kemi 20’000 italianë që jetojnë në Shqipëri dhe në Tiranë. Ndaj dhe fatet i kemi të lidhura bashkë”, tha ai.

Veliaj deklaroi se ky përvjetor është edhe një moment reflektimi për të çuar më tej marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve. “Mezi pres që në këtë 30 vjetor, të kemi mundësi të reflektojmë për të ecur përpara. Unë besoj se ardhja e kesaj anijeje, ishte edhe rrezik per jetet e njerëzve, por edhe mundësi. Mundësi për të krijuar marrëdhënie, mundësi që ata njerëz të integrohen. Shumë prej tyre të kthehen dhe të rikthehen dhe të shërbejnë si një urë njerëzore midis dy njerëzve”, -u shpreh Veliaj.

 

 

Teksa vlerësoi transformimin e Tiranës, Kryetari i Bashkisë së Barit, Antonio Decaro u shpreh se tashmë dy vendet shohin bashkërisht përpara. “Tirana është një qytet mjaft i bukur. Askush nuk do e kishte vënë re dallimin mes dy kryetarëve të bashkive, mund të ishim fare mirë dy kryetarë bashkish italianë ose dy kryetarë bashkish shqiptarë, nuk do e kuptonte askush përveç faktit që kryetari i bashkisë së Barit nuk flet edhe aq mirë gjuhën shqipe. Por, ne kemi folur për zhvillimin ekonomik, infrastrukturën, për urat. Ai më solli eksperiencën e pallateve plot ngjyra të Tiranës, që i kanë dhënë edhe një hov të ri atij qyteti, kur Edi Rama ishte kryetar bashkie, dhe nga pikëpamja simbolike, një operacion që po kërkojmë ta realizojmë me artistë ndërkombëtarë e vendas”, -theksoi Decaro.

Gjatë vizitës në Itali Kryetari i Bashkisë mori pjesë në një sërë aktivitetesh për të përkujtuar eksodin e madh që hodhi dhe bazat e një ure miqësie mes dy popujve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK KA MASË MË TË BUTË SIGURIE/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës
Previous article KUJDES! Për këtë arsye kaq të rëndësishme nuk duhet të uleni më kurrë mbi shtratin tuaj me rrobat që dilni

s.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT