• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
DEBATI PËR ARDHJEN E BREGOVIÇ/ Regjisori i njohur: Polemikë e turpshme, vraponi të shijoni artin dhe zërin e tij
Home
Kulturë

DEBATI PËR ARDHJEN E BREGOVIÇ/ Regjisori i njohur: Polemikë e turpshme, vraponi të shijoni artin dhe zërin e tij

9 August, 2021 s.autor Kulturë

Regjisori i njohur, Pëllumb Kulla, ka reaguar në lidhje me debatin për pjesëmarrjen e Goran Bregoviç në festën e Birrës në Korçë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kulla thotë se një konflikt të tillë shqiptaro-shqiptar e duan vetëm ata gjasmenacionlistët e shumtë, votahumburit gojëhidhur që vërsulen në çdo zjarr dhe rreshtohen në anën e mosarsyes.

Teksa konfirmon pjesëmarrjen e tij në këtë koncert, Kulla këshillon ata që nuk e duan këngëtarin që të mos marrin pjesë.

Në fund të postimit të tij, Kulla e mbyll me një batutë: Hej dreq! Nuk na u ndanë votimet ne, shqiptarëve!

Postimi i plotë:

Është e turpshme kjo polemikë.

Aq sa mua më vjen turp edhe që nuk rri dot pa marrë pjesë, edhe në këtë zhurmërim.

Na tërheqin zvarrë ca njerëz me nevoja më të mëdha se ato muzikoret. Po na zvarritin në këtë terren të mirënjohur shqiptar, për një konflikt të ri shqiptaro-shqiptar.

Për këtë u vu edhe kjo flakë politike. Këtë e duan gjasmenacionalistët e shumtë, votahumburit gojëhidhur, që vërsulen në çdo zjarr dhe rreshtohen në anën e mosarsyes.

Në këto pak rreshta, dua përulësisht të ftoj një zgjidhje për të dy palët.

Nuk di që ai ta meritojë dënimin por, megjithatë, e dënoj artistin boshnjak Goran Bregoviç, edhe sikur atij antishqiptarizmi të mos t’i ketë shkuar nëpër asnjë sekondë. E dënoj duke iu kërkuar atyre që nuk e pëlqejnë, që të mos i shkojnë aspak, ta shohin dhe ta duartrokasin aty në festën e birrës në Korçë. Le ta lenë para mikrofonit me sheshin bosh përpara.

Pa këmbë njeriu!

Nga ana tjetër këngëtarin e shquar me atë popullaritet marramendës, e përgëzoj për simpatinë që ka fituar nëpër Ballkan dhe botë dhe uroj që në Korçë, të jetë i rrethuar me sa më shumë admirues.

Ftoj të gjithë ata që e pëlqejnë të vrapojnë të shijojnë artin dhe zërin e tij.

Unë do të jem mes tyre!…

Hej dreq! Nuk na u ndanë votimet ne, shqiptarëve!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAMTUMIRË BARCELONË/ Motra e Neymarit, i uron “mirëseardhjen” në Paris familjes Messi…
Previous article "E MËRKURA DO SJELLË SHI..."/ Sinoptikania: Problematike këtë javë do të jetë...

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt Kulturë

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT