Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur të publikojë mëngjesin e kësaj fundjave një foto të veçantë të 30 viteve më parë, e cila u bë ilustrimi unik i aspiratës së shqiptarëve për liri pas diktaturës komuniste.
“8 Gusht 1991 – 30 vjet anija ‘Vlora’. Kjo foto e shkrepur nga barezi 16 vjeçar Lorenzo Turi u bë ilustrimi unik i aspiratës së shqiptarëve për liri pas diktaturës komuniste, por dhe shembulli më i madh i mikpritjes në Bari e më pas gjithë Italinë! Le të mos harrojmë”, shkruan Veliaj.



