• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFORMA NË DREJTËSI/ Polonia sinjalizon kompromis me BE
Home
Nderkombetare

REFORMA NË DREJTËSI/ Polonia sinjalizon kompromis me BE

8 August, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Zëvendëskryetari i qeverisë, Jaroslaw Kaczynski bëri të ditur të shtunën, se do të bëhen ndryshime të rëndësishme në një çështje që e futi Poloninë në konflikt me BE. Fjala është për Dhomën Disiplinore për gjykatësit polakë, shumë të kontestuar, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Kjo instancë është kategorizuar si nga Gjykata Europiane e BE edhe Gjykata për të Drejtat e Njeriut si jo ligjore.

Ne do të heqim Dhomën Disiplinore të Gjykatës së Lartë siç është në formën e tanishme, e me këtë do të hiqet edhe tema e grindjes me BE”, tha Kaczynski për agjencinë e lajmeve PAP, i cili si kreu i partisë qeverisëse nacional-konservatore, PiS konsiderohet si njeriu i fortë në qeveri. Në shtator priten propozime për këtë.

Qeveria polake e futi në veprim Dhomën Disiplinore në vitin 2018. Ajo është përgjegjëse për procedurat disiplinore ndaj gjykatësve dhe mund t’i pezullojë ata nga puna. PiS dhe partnerët e koalicionit, thanë, se donin të luftonin me këtë korrupsionin dhe veprime të tjera joligjore, si edhe do të vepronin kundër „trashëgimisë së komunizmit” në sistemin e drejtësisë.

Kritikët, mes tyre edhe Komisioni Europian akuzojnë qeverinë në Varshavë, se po minon kështu pavarësinë e drejtësisë dhe ndarjen e pushteteve. KE e paditi çështjen në Gjykatën Europiane në Luksemburg dhe bëri kërkesën për pezullimin me procedurë të menjëhershme të Dhomës Disilpinore. Në korrik Gjykata Europiane vendosi, se Dhoma Disiplinore shkel të drejtën europiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJUETIA NË RUMANI/ Një ari i vrarë dhe një vend i përçarë
Previous article SITUATA ME ZJARRET/ Reagon Yuri Kim: E trishtuar nga shkatërrimi në jug. Ekspertë amerikanë për të mbështetur FA-të

s.autor

Postime të ngjashme

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT