• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IZRAELI KUNDËRPËRGJIGJET NDAJ HAMASIT/ Avionët luftarakë sulmojnë dy objektiva në Rripin e Gazës
Home
Nderkombetare

IZRAELI KUNDËRPËRGJIGJET NDAJ HAMASIT/ Avionët luftarakë sulmojnë dy objektiva në Rripin e Gazës

7 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Avionët luftarakë izraelitë goditën dy objektiva në Rripin e Gazës herët të shtunën, në përgjigje të balonave shpërthyese të lëshuara nga Gaza në Izrael, tha ushtria izraelite.

Ushtria izraelite tha se bëhej fjalë për një kompleks ushtarak të Hamasit dhe një objekt nga lëshoheshin raketa pasi katër balona shpërthyese goditën Izraelin, duke djegur sipërfaqe bujqësore. Nuk pati njoftime për viktima në Izrael apo Gaza.

Hamasi nuk ka komentuar.

Mediat izraelite njoftuan se katër zjarre të shkaktuara nga balona ndezëse shpërthyen të premten pasdite në zona pranë Rripit të Gazës.

Zhvillimet ndodhin mbi dy muaj pas një lufte 11-ditore midis Izraelit dhe Hamasit, e katërta që kur grupi militant mori pushtetin në Gaza në vitin 2007.

Izraeli nuk ka ndërmarrë hapa për të lehtësuar një bllokadë paralizuese në territor që kur përfunduan luftimet dhe Hamasi duket se po e përdor hedhjen e balonave si taktikë presioni. Kryeministri i ri i Izraelit, Naftali Bennet, i ka konsideruar lëshimet e balonave si goditje me raketa.

Izraeli dhe Egjipti i kanë bërë bllokadë Gazës, përfshirë kontrollin izraelit mbi bregdetin dhe hapësirën ajrore të territorit dhe kufizime në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave brenda dhe jashtë territorit. Izraeli thotë se mbyllja është e nevojshme për të mos lejuar Hamasin që të armatoset ndërsa kritikët thonë se masat përbëjnë një dënim kolektiv.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIONI PËR FIKJEN E ZJARRIT NË FSHATIN GJORGOS/ Ja momenti kur helikopterët hedhin ujë për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Previous article DO TË MARRË PJESË NË KONCERTIN E KORÇËS/ Goran Bregovic: Si më rrahën për shkak të Milloshevicit

Delo.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT