• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIKTHEHEN MASAT KUFIZUESE NË TETOVË/ Ndalohen dasmat dhe festat familjare
Home
Rajon

RIKTHEHEN MASAT KUFIZUESE NË TETOVË/ Ndalohen dasmat dhe festat familjare

7 August, 2021 s.autor Rajon

Gjendja epidemiologjike në qytetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut është përkeqësuar gjë që ka çuar në marrjen e vendimit për masa shtrënguese nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Vetëm brenda një muaji në këtë qytet numri i të infektuarve është rritur nga gjashtë në 229 të infektuar.

Në këtë qytet aktualisht ka 379 raste aktive me COVID-19, apo nëntë më shumë se Shkupi, i cili që nga paraqitja e pandemisë ka qenë qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve.

Kjo ka bërë që Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive t’i rekomandojnë Qeverisë që të vendosë masa të reja në rajonin e Tetovës, për shkak të përhapjes së shpejtë të fundit të koronavirusit.

Masat parashikojnë ndalimin e të gjitha manifestimeve në ambiente të mbyllura, siç janë dasmat dhe manifestimet tjera familjare që besohet të jenë dhe shkaktarët kryesor të përhapjes së viruesit.

“Objektet e hotelierisë nuk duhet të mbushin më shumë se 30% të kapaciteteve ndërsa tavolinat nuk duhet të kenë më shumë se katër persona. Zbatimi i këtyre masave do të pasohet nga kontrolle të intensifikuara”, ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Qytetarët duhet të kuptojnë se kjo masë është e nevojshme. Do të përforcojmë aktivitetet në terren në mënyrë që të rritet imunizimi, sepse është e qartë se vetëm me vaksinim mund të parandalojmë përhapjen dhe rreziqet e sëmundjeve të rënda tek pacientët”, ka theksuar Filipçe. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, “pushimet verore, siç pritej, kanë sjellë një frekuencë të lartë lëvizjeje dhe për këtë arsye duhet të merren masa të caktuara për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Analizat e bëra ditët e fundit thonë se virusi, mbi të gjitha, po përhapet në mesin e të pa vaksinuarve, mbi 90 për qind të rasteve të reja janë qytetarë të pa vaksinuar. Nga ana tjetër, në Tetovë vaksinimi është nën 20 për qind”.

Në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar rreth 550 mijë persona, prej tyre rreth 425 mijë me nga dy doza.

Të premten në këtë vend u regjistruan 325 raste të reja me covid-19 që paraqet shifrën më të lartë që nga lehtësimi i masave në qershor. Raste aktive janë 1,268 persona nga mbi 157 mijë persona sa janë diagnostikuar me covid-19 që nga paraqitja e pandemisë./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKAK BREGOVIÇ/ “Birra Peja” tërhiqet nga festivali, por pronari i saj është tregëtari më i madh i miellit serb
Previous article ME SHPEJTËSI SKËTERRË/ 11 shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit, ndëshkime me heqje patentash dhe gjoba

s.autor

Postime të ngjashme

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake Rajon

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT