• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U DËNUA ME 25 VITE BURG PËR VRASJEN E BIZNESMENIT/ Gjykata e Tiranës vendos arrest shtëpie për Denis Demirin (DETAJET)
Home
Breaking News

U DËNUA ME 25 VITE BURG PËR VRASJEN E BIZNESMENIT/ Gjykata e Tiranës vendos arrest shtëpie për Denis Demirin (DETAJET)

6 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu dhe ka dërguar në arrest shtëpie Denis Demirin i dënuar më herët me 25 vite burgim për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla. Mësohet e Demiri do të qëndrojë nën mbikëqyrje policore.

Vendimi për ndryshimin e masës vjen pasi Apeli e ktheu dosjen për rigjykim në Shkallë të Parë për shkelje procedurale. Avokati Sokol Tahiraj iu drejtua gjykatës me kërkesën për shuarje mase për Demirin pasi i kanë skaduar afatet tërësore të paraburgimit.

Denis Demiri është dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim në Shkallë të Parë. Sipas të dhënave në dosje rezultonte nga pamjet e kamerave të sigurisë se është gjendur në praninë e Ardian Serezit dhe personave të tjerë dhe prokuroria tha se përmes këtyre pamjeve filmike dhe qelizave telefonike se Demiri ishte përgjegjës për vrasjen e biznesmenit Begalla.

Ndërsa Serezi arriti t’ia hidhte drejtësisë në Shkallën e Parë duke treguar një video ku shfaqej në një xhami në zonën e Kombinatit duke u falur në kohën e vrasjes. Duke pasur problematika sa i përket provave në rastin e Serezit, gjykata vendosi ta kthejë dosjen në prokurori dhe jo ta pushojë çështjen dhe në këto kushte ai fitoi lirinë.

Gjykata e Apelit të Tiranës ka prishur vendimin e Gjykatë së Shkallës së Parë dhe ka vendosur të kthejë për rigjykim dosjen ndaj dy të pandehurve të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla në vitin 2018 në zonën e ish-Bllokut.
Për këtë argument Apeli urdhëron Shkallën e Parë të rigjykojë çështjen në muajin shtator, me një tjetër trupë gjykuese të paanshme dhe profesionale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Rrezohet aeroplani në Alaska, gjashtë të vdekur
Previous article ARRESTOHET 44-VJEÇARI SHQIPTAR NË ITALI/ I gjenden doza kokaine, euro dhe mjete për vjedhje në shtëpi

Delo.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë Aktualitet

E TRISHTË/ Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT