Kryeministri i vendit të Karaibeve, Shën Vincentit dhe Grenadines u godit me gur në kokë pas një protestë kundër vaksinës anti-COVID.
Ai po kalonte mes turmës kur befasisht u plagos teksa u largua me shpejtësi nga vendngjarja.
Ralph Gonsalves u transferua në Barbados ku po i nënshtrohet një skanimi teksa qytetarët e vendit të tij po protestonin kunëdr një vendimi për vaksinim të detyruar të gjithë punonjësve shëndetësorë kundër COVID-19.
Vendi ndodhet në Karaibe dhe përbëhet nga 32 ishuj teksa turizmi i është goditur keq nga pandemia. 11% e popullsisë është vaksinuar teksa që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 2,298 raste me COVID-19 dhe 12 vdekje.


