Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk ndryshon qëdrim dhe thotë se s’ka forcë në botë ta ndryshojë nga vendimi që ka marrë për të vijuar si pjesë e parlamentit në shtator
“U kërkoj shqiptarëve një fakt dhe transparencë që nesër të mos hani bar dhe të mos ju kujtojë njeri barin.
Në parlament do të futem ashtu si më kanë votuar qytetarët shqiptarët. Çdo vendimi që në vend të transparencës zgjedh diktatin do i kundërvihem në aleancë me çdo demokrat kundër regjimit. Kam kërkuar nga PD të mos angazhohet në këtë betejë. PD dhe çdo parti tjetër ka një detyrë të kërkojë fakte, prova dhe dokumente dhe në mungesë të tyre të mos pranojë kurrë diktatin sepse diktati të çon te bari. Po mbroj disa parime.
KQZ është i detyruar të zbatojë kushtetutën. Këtu kushtetuta shkelet çdo ditë. Siç e shkel në rastin kur unë kritikova marrëveshjen e Ficos me Llagamin që shkel ligjet e këtij vendi. Jep me koncesion dosjet gjyqësore që përbëjnë sekret. Ka krijuar një shkollë militantësh dhe ata do marrin në dorë dosje të gjykatës së lartë, njerëz pa asnjë eksperiencë dhe provë që mund të ecin dhe vënë çdo dokument në ato dosje. T’u jepen dosjet pa asnjë të drejtë sepse këtu duhet që ish presidentja e fondacionit të ndajë paratë dhe të krijojë një çorbë që nuk ekziston në asnjë vend”, tha Berisha.


