• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ SHBA planifikon t’iu kërkojë udhëtarëve të huaj dëshmi të vaksinimit
Home
Nderkombetare

COVID-19/ SHBA planifikon t’iu kërkojë udhëtarëve të huaj dëshmi të vaksinimit

5 August, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara do të mund t’iu kërkojnë pothuajse të gjithë vizitorëve të huaj që të vaksinohen plotësisht, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtari i paidentifikuar u ka thënë disa agjencive të lajmeve se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, u ka kërkuar disa grupeve që të krijojnë një rihapje me faza për vizitorët ndërkombëtarë.

Megjithatë, asnjë afat kohor nuk është dhënë ende.

Shtetet e Bashkuara janë përballur me rritje të numrit të të infektuarve, sidomos në mesin e të pavaksinuarve, teksa përhapet varianti Delta i këtij virusi.

Masat aktuale kundër koronavirusit ua pamundësojnë shumicës së udhëtarëve që të hyjnë në SHBA.

Raundi i parë i kufizimeve në udhëtim ka nisur të zbatohet ndaj Kinës në janar të vitit 2020.

Prej atëherë, SHBA-ja ka vendosur ndalesë për shtetasit joamerikanë, që kanë vizituar së fundmi, Mbretërinë e Bashkuar, bllokun e vendeve të zonës Shengen në Evropë, Brazilin, Irlandën, Indinë, Iranin dhe Afrikën Jugore.

Ata që mund të hyjnë në SHBA, duhet të tregojnë dëshmi të një testi negativ për koronavirus, jo më të vjetër se tri ditë para udhëtimit.

Javën e kaluar, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të zbatojnë “kufizimet ekzistuese” për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, pavarësisht kundërshtimeve të kompanive ajrore dhe industrisë së turizmit./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUKSESI I TIJ NUK KA TË NDALUR/ Valdrin Sahiti vesh modelen e famshme (FOTOT)
Previous article BILANCI I COVID-19 NË BOTË/ Mbi 200 milionë të infektuar dhe 4.2 milionë viktima

s.autor

Postime të ngjashme

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT