Vijon të jetë shqetësuese situata nga zjarret në Shqipëri. Një zjarr i madh ka përfshirë këtë mbrëmje Malin e Shëngjinit, pranë Ranës së Hedhun.
Kanë qenë pushuesit, ata që kanë telefonuar në redaksinë e “BalkanWeb”, duke ngritur shqetësimin, pasi tymi e flakët e mëdha kanë përfshirë një pyll të dendur me pishe, pranë zonës së banuar.
Pushuesit kanë sjellë pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihet se situata është tejet problematike.





