Situata e zjarreve në Lunxhëri të Gjirokastrës është alarmante ku për tre fshatrat Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo është dhënë urdhër i evakuimit të banorëve, pasi flakët kanë ardhur tek banesat e tyre.
Në një video siguruar nga Report Tv, duket ku flakët anë hyrë brenda oborrit të shtëpisë duke djegur zonën, aq sa vetëm porta e hekurt ka mbetur ende në këmbë, ndërsa zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.


