I moshuari Andrea Haxhiaj është viktima e parë nga zjarret në vendin tonë, i cili humbi jetën teksa luftonte për shuarjen e flakëve. 64-vjeçari nga fshati Asim Zeneli në Gjirokastër është djegur dhe për pasojë ka humbur jetën në banesën e tij.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:00, njoftohemi se në fshatin “Asim Zeneli”, në bahçen në afëri banesës së tij, shtetasi A. H., rreth 64 vjeç, ka humbur jetën, si pasojë e flakëve të përhapura nga një vatër zjarri në fshatin “Asim Zeneli”.
Gjithashtu ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëse.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.




