SPAK dërgon në gjykatë dosjen e Fatos Lulos ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe Bashkim Dedja ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Fatos Lulo dhe Bashkim Dedja akuzohen për kryerjen e veprës penale “ Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim, kryer në formën e deklarimit të rremë.
Pak kohë më parë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sekuestro pasurive të ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja dhe Fatos Lulos ish gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.


