• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E BIZNESMENIT MEMLI BEGALLA NË 2018/ Apeli kthen për rigjykim dosjen për dy të akuzuarit
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E BIZNESMENIT MEMLI BEGALLA NË 2018/ Apeli kthen për rigjykim dosjen për dy të akuzuarit

3 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Apelit të Tiranës ka prishur vendimin e Gjykatë së Shkallës së Parë dhe ka vendosur të kthejë për rigjykim dosjen ndaj dy të pandehurve të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla në vitin 2018 në zonën e ish-Bllokut.

News 24 raporton se Denis Demiri ishte dënuar nga Shkalla e Parë me 25 vite burg për vrasje me paramendim, ndërkohë që për Ardian Serezin, të pandehurin tjetër, dosja ishte kthyer në prokurori, pasi sipas gjykatës nuk ishin siguruar prova për ta implikuar një krimin e rëndë dhe nëse të ardhmen prokuroria do të siguronte prova mund edhe t’i drejtohej gjykatës për ta marrë të pandehur.

“Të dy të pandehurit Demiri dhe Serezi iu drejtuan Apelit. Demiri kërkonte shpalljen e tij të pafajshëm, ndërsa Serezi kërkonte pushimin total të çështjes duke arsyetuar se nuk kishte asnjë kusht apo kriter që dosja të rikthehej në prokurori. Por ndryshe nga sa prisnin dy të pandehurit, të cilët bënë një përballje të gjatë në Shkallën e Parë, Apeli vendosi ta kthejë dosjen për rigjykim, me argumentin se Shkalla e Parë ka kryer shkelje të rënda procedurale në rastin e të pandehurit Denis Demiri pasi ka gabuar në mënyrën se si janë njoftuar avokatët, ose janë prezantuar avokatët kryesisht”, raportoi gazetarja Lala për News 24.

Për këtë argument Apeli urdhëron Shkallën e Parë të rigjykojë çështjen në muajin shtator, me një tjetër trupë gjykuese të paanshme dhe profesionale. Në shtator rigjykimi duhet të nisë nga zero dhe të pandehurit nga njëra anë duhet të paraqesin argumentet e tyre dhe nga ana tjetër prokuroria duhet të këmbëngulë për mbajtjen e tyre nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Begalla.

Denis Demiri është dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim. Sipas të dhënave në dosje rezultonte nga pamjet e kamerave të sigurisë se është gjendur në praninë e Ardian Serezit dhe personave të tjerë dhe prokuroria tha se përmes këtyre pamjeve filmike dhe qelizave telefonike se Demiri ishte përgjegjës për vrasjen e biznesmenit Begalla.

Ndërsa Serezi arriti t’ia hidhte drejtësisë në Shkallën e Parë duke treguar një video ku shfaqej në një xhami në zonën e Kombinatit duke u falur në kohën e vrasjes. Duke pasur problematika sa i përket provave në rastin e Serezit, gjykata vendosi ta kthejë dosjen në prokurori dhe jo ta pushojë çështjen dhe në këto kushte ai fitoi lirinë.

Avokati i Serezit, Saimir Visha tha në një komunikim me gazetaren Lala se nuk do shkojë për rigjykim në Shkallën e Parë po do i drejtohet Gjykatës së Lartë më rekurs dhe pas vendimit të saj do vendoset për fatin e kësaj dosjeje. Aktualisht fashikujt e saj janë sjellë para Gjykatës së Tiranës./ BW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FSHEHËN PASURINË/ SPAK çon për gjykim në GJKKO ish kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish anëtarin Fatos Lulo
Previous article NDODH EDHE KJO/ Andi Lila shfrytëzon Sindikatën e Futbollistëve. E përdor për...

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT