• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA ME ZJARRET/ Haki Çako: Ja zonat më problematike, të gjitha strukturat në terren, mblidhet KMC në…
Home
Sociale

SITUATA ME ZJARRET/ Haki Çako: Ja zonat më problematike, të gjitha strukturat në terren, mblidhet KMC në…

2 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, foli në një lidhje telefonike për “News24” mbi situatën e krijuar nga zjarret në vend. Çako deklaroi se situata më problematike paraqitet në Prefekturat e Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe Beratit, ku më e ngarkuar situata vijon të jetë në Karaburun dhe fshatin e Dukatit.

Sipas tij, të gjitha strukturat shtetërore e vendore janë angazhuar në terren për shuarjen e flakëve, ndërsa theksoi se në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme do të mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile për të bërë vlerësimin e situatës, raporton “BalkanWeb”.

“Pothuajse gjithë Ballkani është përfshirë nga temperatura shumë të larta, të ardhura nga Afrika, për shkak të rrymave, që kanë favorizuar ndezjen e zjarreve masive. Janë disa qarqe apo Prefektura edhe në Shqipëri që kanë pasur problematika të konsiderueshme, por ato që kanë dalluar ka qenë Prefektura e Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe Beratit. Aktualisht situata më e ngarkuar është ajo e Vlorës, në pjesën e Karaburunit dhe fshatit Dukat. Janë të angazhuara të gjitha strukturat, si ato vendore, edhe ato të Policisë së Shtetit, të Forcave të Armatosura. Po punohet intensivisht me të gjitha strukturat. Është një punë e vështirë. Aktualisht në Shqipëri nuk ka pasur humbje jetësh apo probleme që rrezikojnë jetën”, tha Çako.

Keni një bilanc paraprak të dëmeve?
Bilanci paraprak është operativ, sipërfaqe të konsiderueshme të Karaburunit, që janë kullota dhe livadhe, por edhe shkurre. Një vlerësim i plotë do të bëhet kur operacioni të jetë finalizuar. Jemi në kontakt me të gjitha partnerët tanë, që kanë edhe ata angazhimet e veta. Jemi duke organizuar në orën 21:00 mbledhjen e Komitetit të Mbrojtjes Civile për të bërë vlerësimin e situatës. Kemi një helikopter me pajisjet e veta, që po operon. Presim mbështetje të tjera, por janë të kushtëzuara edhe nga angazhimet që vendet e tjera kanë.

A po bëhet një vlerësim në lidhje me shkaqet e këtyre zjarreve?
Janë një sërë faktorësh që ndikojnë në ndezjen e këtyre zjarreve, një pjesë janë nga barinjtë, që kërkojnë rihapjen e kullotave të tyre, ashtu sikurse ka dhe një numër të konsiderueshëm banorësh që djegin shkurret, dhe që ju del nga kontrolli situata, por nuk përjashtohen edhe iniciativa kriminale. Po punohet me policinë për të vërë përpara përgjegjësive autorët, në rastet kur janë identifikuar.

 

 

Mendoni se është bërë maksimumi?
Me keqardhje mund të them se një pjesë e konsiderueshme e njerëzve janë të prirur të interpretojnë pjesën e gotës bosh, se atë plotë. Të gjitha strukturat janë angazhuar maksimalisht. Janë njerëz që kanë sakrifikuar në terren dhe që unë i përshëndes dhe i inkurajoj në punën e tyre. I bëj thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e reagimit, pasi në shumicën e rasteve ka më shumë interpretim, se sa reagim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NGA VAGABONDËT ME CIGARE..."/ Poezi dhe art në rrugët e Durrësit (FOTO)
Previous article VRAU BASHKËSHORTEN E TIJ NË ATHINË/ 40-vjeçari shqiptar rrëfen: Ishte në gjumë dhe e qëllova me thikë në... (DETAJET)

Delo.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT